8.5 C
Tiranë
E premte, 8 Nëntor 2024

Mimoza Çobo

Në një kohë që Shqipëria është në shtetrrethim dhe lëvizjet nuk lejohen, shefi i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj tregon të gjitha hapat që duhet të ndjekin qytetarët kur kanë simptoma si temperaturë, dhimbje fyti, vështirësi në frymëmarrje dhe disa simptoma të tjera.
”Nëse qytetari do të ketë dhimbje fyti, këshillohet ”spraj propolis” ose ”brufen” 400- 600 miligram,të paktën për tre ditë, dy deri në tre herë në ditë pas ushqimit. Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është se nëse personat do të kenë edhe të dridhura, do të thotë se do të rritet temperatura dhe nuk këshillohet mbulimi me rroba apo batanije, përkundrazi duhet të matet temperatura dhe të bëhet trajtimi i tyre me antibiotik”,-tha Brataj për Report Tv.Në vijimësi ai thotë se nëse nuk ulet temperatura,duhet të përdorim kompresa me ujë të vakët në sqetulla, në qafë, në ballë për të ulur temperaturën e brendshme të organizimit. Për më tepër, shefi i urgjencës, këshillon se: ”Në qoftë se qytetarët do të kenë diarre, pra heqje barku, atëherë duhet të përdorin ”Loperaminë” ose ”Fustopak”. Nëse do të kenë dy ose tre dalje në banjë,atëherë qytetarët duhet të marrin 2 kokrra ‘Loperaminë’, më pas nga një. Nëse do të kenë të vjella,qytetarët duhet të marrin ”Reglanë”, ”Demoprazolë”’.Personat që kanë ardhur nga Italia dhe personat që e dinë se kanë qenë të infektuar me COVID-19 nuk duhet të kërkojnë më tampona sepse nuk ka më sens. Nëse këta persona kanë këtë histori udhëtimi apo kontakti me persona të infektuar dhe kanë simptoma si temperaturë dhe do të zgjasë më shumë se dy ditë më poshtë se 38.5 ju këshillohet që të marrin paracetamol 500 deri në 1000 milgram sipas peshës. Kryesisht të rriturit duhet të marrin 1000 miligram sepse ata ritelefonojnë sërish, pasi janë të shqetësuar pasi nuk ju ulet temperatura.

Në një kohë që Shqipëria është në shtetrrethim dhe lëvizjet nuk lejohen, shefi i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj tregon të

SE KUSH ISHA NUK E DIJE…L'immagine può contenere: 1 persona, primo piano

Nëpër vesë hapat m’i ndiqje,
si thëllëzën të më zije,
nëpër shtigje leqe ngrije,
se kush isha nuk e dije.

Kur një natë më pe në pyje,
nëpër gjethe mblidhja yje,
kur mbi sy mbillnin dritëhije,
buzëqershisë i jepnin shije.

Më the, ju ngjaj yjësive,
kishe frikë afër të rrije,
më the, ju ngjaj perëndive,
një herë ikje,një herë vije…

Qiellit vetëm nuk më lije,
as kur rendja ndër korije,
s’mund të rrija qiell pa diell,
s’mund të rrija yll pa qiell…

Nëpër vesë hapat mos ndiqje,
si thëllëzën të më zije,
nëpër pyll leqe mos ngrije,
kur për mua,gjë nuk dije !…

©copyright reserved Mimoza Çobo

PO TË DHUROJ LULET E SHPIRTIT.L'immagine può contenere: Mimoza Çobo, spazio al chiuso

Rrëmbemë, moj erë e më ço tek nëna,
se dua t’i puth rrudhën që loz tek balli,
dhe ti fllad i shpirtit,ik më shpejt se era,
t’ia puthësh buzën e lodhur prej mallit!…

Portën e shpirtit ,nënë, ta gjeta hapur,
se unë bija jote s’kam nevojë të trokas,
shpirtin ti se mbyll,me çelësin e përflakur,
se unë dua t’i shpupuris fletët,ditë e natë.

Ah, krahët e tu që nxjerrin rreze të arta,
e ngrohin zemrën me diell në kraharor,
ah,moj dashuri nëne hoqe brengën që pata,
dhe si flutur brodha mbi të ëmblën dorë.

Eh, kur e vendosa afër zemrës,u shërova,
çdo përkëdhelje mbolli, një filiz dashurie,
shpërthyen sipër plagëve dhe u qetësova,
se dora jote,nënë,është burim dhembshurie.

Prej shpirtit këputa lule,me rrënjë lumturie,
mbuluar me flladet e bukura,që lind zemra,
petaleve iu vura puthjet,qysh prej fëmijërie,
që ti, nënë, t’i ndjesh,si dikur të ëmbla…

Një pikë loti tek syri ,rrodhi faqeve gëzuar,
ta njoh këtë lot,nënë,qëkur flija djepit qeshur,
e ndieja kur më lagte,gjatë gjumit ëmbëlsuar,
se ti rendje pas meje,shenjtore e heshtur.

Nuk mund të rrija dot sot, tek ty pa ardhur,
as të mungoja, jo nuk do guxoja dot,
se shpirti im, nënë fluturon pa u ndalur,
veç teje s’gjen strehë,të derdhi të bukurin lot.

Kjo bukuria jote,nënë, xhelozoi pranverën,
sa u gënjye nga flladi e u deh përkedhelur
se ti rri përherë e çelur,pa pritur për stinën,
dhe gjallëron,si një lule në shpirtin e heshtur.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.