16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Mimoza Çobo

Lumturi Plaku ka lindur në Konispol, të rrethit të Sarandës.L'immagine può contenere: Lumturi Lume Plaku, con sorriso

Në moshen 10 vjeç, iu pushkatua babai dhe e internuan të banonte në Kavajë, deri në vitin 1972. Pas martesës, banoi në Durrës, deri në vitin 1991. Në mars të vitit 1991, bashkë me burrin dhe dy femijët, emigroi në Itali, ku banon edhe sot. Arritja e saj në Itali, bëri që bashkë me oksigjenin perëndimor, t’i mbushet zemra dhe kraharori, me lirinë e endërruar në rininë e saj nëpërkëmbur. Pas kalimit vështirësive të viteve të para të emigrimit, krahas punës, u diplomua si Mediatore Interkulturore. Nëpërmjet kesaj diplome, punoi pa u kursyer në fushen e emigracionit. Për punën e saj të palodhur, shpesh edhe vullnetarisht, u vlersua prej Bashkisë së qytetit, me një çmim, me motivacionin: “Grua e fortë, kurajoze dhe e palodhur për të ndihmuar, ku është e nevojshme”. Liria që gjeti në Itali, influencoi, të zbraste magazinën e madhe, me dije e talent, të grumbulluar gjatë jetës së saj, që deri atëherë i kishte të ndaluar.BOTIMET E AUTORES JANË: 1- BRIGJET E MIA (poezi) 2- SYRI I BOTËS TIME (poezi) 3- LE RICCHEZZE DELLA NATURA (prozë italisht) 4- FLORIRI NË FJALË- TREGIM ME PROVERBA (prozë) 5-VALORI COME ORO (italisht-shqip) 6-UNË JAM SHKRONJA (poezi) 7-KRONIKË E DËNIMIT ME VDEKJE (roman autobiografik) 8- E IMJA LIRIKE (poezi) 9- MI MANCHI (prozë e poezi, italisht) 10- SI GJITHË STINËT (poezi) 11- UN VIAGGIO PICCOLO NEL MONDO GRANDE DELL’EMIGRAZIONE (projekt italisht- shqip) 12- PËR JU O VOGËLUSHË (poezi për femijët) 13- OJ NËNOKE (poezi) 14- BALADA PAVDEKËSISË (poezi) 15- PËRQAFOVA PERËNDIMIN (poezi) 16- LA CRONACA DI UNA CONDANA A MORTE. (botim Italisht) 17-RRUGËT E MJERIMIT(roman).

Suksese e mbarësi i urojmë shkrimtares Lumturi Plaku !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.