Mbasdite të mbarë miq të shtrenjtë!
Pak humor
Virus koronovirus,
Të jap urdhër ik ..s’të lus,
S’e njeh kokën e Shqiptarit..
Si për maska ka vënë zjarrin .
Virus , koronovirus,
Frikën s’na i bën dot pus..
S’na rren, dot i yti trill
S’të duam as për një prill..
Virus koronovirus
Si lule do të këpus
Vetes ke për t’i bërë varrin
Vjen me dy, katër të marrin…
Virus ,koronovirus
Bëra pak humor të zbus
Tmerrin që mbolle si farë
S’qeshet është hall për të qarë.
Virus koronovirus
S’di në je KINEZ a RUS
A patent Amerikane..
Kolerë të shuash dynjanë.
Virus koronovirus
Politika do këpucë..
Këpucë t’ua japësh në dorë
Grip bën në laborator…
“””””””””””””””””””””””””
Syri i hënës..
Retë e gllabëruan , për në qiej të tjerë..
Zemrës male rëre si ndër shkretëtirë,
Nga malli sa s’çahet si flluska në verë,
Dallandyshk e vetme, në botën.. hapësirë.. (bosh)
Qerpikët e natës pikojnë errësirë,
Me terrin e zi më veshi si korb,
Ku je syri hënës !? O sy i delirë!
Cili det të futi në tijën torb !?..
Si alieni zhdukur, ku je Eliksir !?..,
Ti vërtetë je qiell , yjet rreth ke valë,
Eja flutur shpirti thirr o bijë, o bir..
Oh , sa ka nevojë zemra tënden fjalë..
Disa re hajdute hënën më rrëmbyen ..
Veç tek syri saj, unë e nxirja mallin,
Me ca pika “shiu” sytë e mi gënjyen,
Por të mallit shpirt,si do mund t’a tallin!?..
I parajsës rob , o i kaltër glob…
Ledhatom me duart, si në vend të nënës..
Retë s’e dinë që vjedhja, paguhet me gjobë?
Të rrëmbejnë ç’të duan , por jo synë e hënës…
Mimoza sot
Si sot mami im kish ditlindjen