4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Mimoza Halili

SIRENA E VALBONËS

Në bjeshkët e larta ku zbret hëna përmbi mal
Gurgullon ujëvara në Valbonë me ujë gline mineral.
Si sirenë e bukur përngjan,moj cigane buzëqershie
Vellobardha me perla në shtat të paska hije.
Eja,dil në breg përmes lëndinës se erdhi pranvera
Lule vjollcë,bliri,zymbyla si humus të përziera.
Kërce mbi degë borziloku gjethe arre si balerinë
Zgjate dorën drejt ylberit e preke mrekullinë.
Mes valëve të kaltra si vilonçelë kush të pruri?
Mbi Theth në luginë purpuron si zambak guri.
Oh, dhe natyra gjeti shkak të përsosurën rast
Në trupin tënd çokollatë dielli çapkën vuri bast.
Eh,moj cigane,ç’zë të bukur si soprane melodion
Mahniten djemtë kur shfaqesh si sirenë në Valbonë.
Shih,si të sjellin trëndafila të kuq dhe unazë
Me ty si shtojzavalle një nga një kërcejnë dancë .
O moj e bukura e dheut ,shkëlqen e ndrin si ar
Mos ik përseri të përqafosh valët si xixa në zjarr.
Nëse je dilemë e fshehtë me lojna vajzërie
Si yll të afrohem në sonatë me tinguj dashurie.
Pse mendohesh,a s’më thua,sykaltra sirenë?
Si Kleopatra pa fjalë,herë si e bukura Helenë!
Nga Valbona noton te syri i kaltër në Butrint
Hesht buzë Jonit e në Adriatik më thua,-
-Të kam shpirt!

Mimoza Halili

( E botuar)

“”””””””””””””

TË DUA ATDHE
Nga larg të uroj festën,Shqipëria ime!
Të dua me shpirt edhe kështu si je!
E mërguar pres e mbeta në përmallime
Por,TI më bekon lirinë si të isha atje.
Përgjërohem për ty si ylberi në prag
Një dëshirë më vlon për të bukurën mëhallë.
Jam bija jote Ilire,Dardane,Pellazg
Larg teje s’mund të rroj,ndiej mall!
Jam shqipja fëmijë lindur e rritur jashtë
Historinë e vendit shqip s’di të shkruaj.
Në parlament ligjëratat duken si fije kashtë
Se kur vij në vendin tim quhem e huaj.
Eh,sa historianë ka që studiojnë kufijtë
Vallë,a e dinë sa shqiptarë ka në botë?
Po ju,politikanë ku i keni sot të rijntë?
Që presin mes ëndrrave të kthehen në atë tokë.
Ndryshim,progres,punë kërkojnë në Shqipëri
Mos vallë fati na dikton se jemi të dënuar?
Mëmëdheu është shpresë për brezin e ri
Që shtegtojnë nëpër botë si zogjtë të mërguar.
Ah,të dua Atdhe e të uroj,gëzuar festat!
Gëzuar edhe ti,Kosova ime Dardane!
Ç’të them për ty,Çamëri,t’i hoqën të drejtat
Po unë mallengjehem se i dua ato vatane!

Mimoza Halili

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.