16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Mimoza Kuchly Autore

“Lexohet shpirti?

Ato mbeten buzët më engimatike, më ndjellëse, më të dëshiruara që sa herë i ëndërroja, trupi drithërohej sikur të përshkohej nga llava e tyre…
Ndieja që përvëloja i gjithi nga ky kurth, ku vetëm zgjimi bëhej aleati im .
E dëshëroja aq shumë sa i lutesha të largohej, të më braktiste, të më harronte..të më linte skllavin e saj të përjetshëm, të vdekur ndër të gjallë…
Vështrimi I saj më ishte bërë oksigjen, e unë kuptoja se sa më larg përpiqej të shkonte aq më shumë magjepsesha..e dëshiroja e mallkoja veten me brishtësinë time….
Ndërsa sytë e saj më thoshin ” të lutem mos më largo”…
Sikur …
Statuja të mos ish gur..”
Moimimo MK
“””””””””””””””””””””

Treni i mrekullive

(Fragment)

“Vagoni 13, klasi I parë. Zura vend prej pothuajse 30 minutash para nisjes, e para pasagjere. Zakon I vjetër të arrija gjithmonë të paktën një orë përpara në stacion: pija kakaon tek bari në hyrje dhe blija ndonje revistë “Hors série “. Vendet në vagon ishin të përcaktuara. Hera e parë që po merrja këtë tren. Në fakt jo se mbaja mënd çdo mjet transporti që përdorja, por emri I tij ishte I veçantë dhe prej kohësh doja ta merrja.
Quhet “Treni I mrekullive”. Sa e lexon të jep një drithërimë në trup.. Çfarë mrekullie ka falur ky tren? Çfarë magjie mund t’i ndodh në tre orë një pasagjeri.. Do të rikthehesha përsëri tënesërmen me të njëjtën mrekulli. Shkoja për një takim ose më saktë vetëm për një drekë në jug.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përballë ndodheshin dy pasagjerë, te huaj përnjëri- tjetrin. Zotëria prift diku rreth të gjashtëdhjetave kurse ajo ishte fotografe pothuajse moshatare, diku tridhjete e pesë vjeç. Çanta e aparateve “e tradhëtoi”.
Në krahë u ul me pak vonesë, një vajzë rreth njëzet e pesë-tridhjetë vjeç.
Duhej të ishte pasagjerja e fundit, se sa hyri ajo, treni u nis.
Mezi merrte frymë. Diku një e gjashtëdhjetë, me forma të rrumbullakosura të trupit, por që çuditërisht i ruanin format, si modelet relike të Luvrit, por që sot duket se janë futur sërish në modë tek tuk, e kuptohet tendenca është tek vajzat skelet apo anoreksike siç thuhet.
Zonjusha që u ul pranë meje, e pa ndier në faj për kilet e saj të tepërta. Përshëndeti me një buzëqeshje të kënaqur, që nuk e kishte humbur udhëtimin. Nuk kishte rreth unaze në gisht, dhe tiparet nuk i jepnin idenë e një zonje. E kundërta e fotografes me dy rrathë në dorë, njërin prej të cilëve me diamantë që shpesh gjatë udhëtimit e hiqte dhe e vinte duke e parë. Duhet ta kishte dhuratë “të freskët” se ndihej e ekzaltuar sa herë që e vinte para syve.
Prifti, me rrasën e zezë mëngë gjysmë veref, prekte herë pas here me buzë unazën e rëndë me një shenjë kryqi si ta kishte dhuratë nga “ Zoti”. Thua lutej edhe për ne, “në emër të atit e t’birit të shenjtë..”.Mos e dhënë Zoti që ai të ketë mëkatuar dhe hakmarrja do të binte mbi të sot, tani këto tre orë në këtë tren.. Buzëqesha me vete duke fshehur buzët me librin të cilin ishte e treta herë që e vija në çantë përgjatë udhëtimeve, dhe ende nuk kisha mbaruar tre kapituj..Janë nga ata libra që ti i mban gjithmonë me vete dhe as nuk të tërheqin dhe as nuk do t’i lëshosh pa u shkuar deri në fund për të kuptuar se çfarë ka dashur të thotë autori në ato rreshta të stërgjatur…
Duke parë unazën e tij, më hipi një dëshirë t’i thosha mos ta puthte kaq shpesh se po më fuste tmerrin, por po mendoja anën pozitive të gjërave. Në tokë do biem më poshtë nuk do ketë, pastaj treni nuk po ecën aq shpejt..
Nuk di pse u fiksova tek unazat, apo ndoshta pse ishte treni i mrekullive e duke qenë se është e vetmja gjë që më mungonte, çekani aty rrihte..
Nuk më pëlqente t’i mbushja gishtat kur udhëtoja që kur humba unazën e fejesës.
I vetmi ngushëllim ishte se ndoshta e kishte gjetur ndonjë burrë i varfër dhe që në prag fejese ose martese, ose edhe një feste pa emër, ia kish ofruar gjysmës së zemrës së tij..Dy njerëz të varfër e të lumtur..Mos ndoshta kjo kishte ndodhur në këtë tren që e kishin quajtur “Treni i mrekullive “?
moimimoMK
Huqet e mia
( motive popullore)
Ç’të të them, moj zanë,
Me leshra ujvarë,
Shtojzavalle pyjesh,
Flutur a pulëbardhë..
Ç’të të them, i mjeri,
Që më sakatove
Netëve xixëllonjë
Ditës lule bore..
Ah moj mike, drite,
Nuk di ç’të të them,
Ma beso për shpirtin
Më je bërë melhem..
E në vdeksha nesër
Muzë me beso
Qiparis më mbill
Më lerë të të shoh ..
Nuk të them të dua
Se janë fjalë në erë
Të të puth në gushë
Pa le të shkoj në ferr..
MoimimoMK
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.