“Ku janë miqtë ?!
Dikur në këtë shtëpi të madhe gumëzhinin zhurmat e miqëve ,kafet e bisedat e gjata .

Po ,po para 12 viteve hynin e dilnin gjithë furi .
E kështu u larguan me kohën
Të vjetrit, as të njohin fare kur i përshëndet .
Miqtë ku janë vallë?!
Ikin çdo ditë, shuhen…
Kurse të rinjtë thuajse nuk ekzistojnë;
jetojmë një epokë në të cilën, pas çdo frymëmarrje, e drejta për të bërë miq të tjerë, shuhet bashkë me ta;
Kjo miqësi e kohës është zgjatimi i një gjenerate, në të cilën sundon interesi:
Askush nuk kërkon miqësi të reja, pa përfitime të reja!
Ndaj i urrej njerëzit e interesit
Disa thënie të të parëve tanë :
1- Miku mbetet mik .
2-Buka që hahet nuk përmbyset
3- Kurre mos i kthe kurrizin një miku të mirë
4- Besnikëria e mikut njihet nga tallazet e jetës
5- Mik i sinqertë është miku i ndershëm
Ndërsa sot ka ardhur koha të qëndrosh i vetmuar sesa me miq të interesit ,me miq fallco ku lakmojnë hidhërimin, pasurinë etje .Ku shpirti iu është kthyer në shkretëtirë..Këta miqtë e zymtë ashtu sic lakmojnë interesin aq shpejt iu cirret maska .
Ndaj nga përvoja e jetës sime ju sygjeroj të gjithëve.
Para se të ulesh të bisedosh lirshëm me dikë ,njiheni mirë më pas e bëni mik .