11.5 C
Tiranë
E premte, 18 Prill 2025

Minivere Muja Maka

Syndritur shiun sodis

Kur mbi çati pikon

Flokëlëshuar lagem nën te

Me përgjëratë dashurie

Mbi kreshtën e malit
Rigë e praruar vezullon
Buzët dredharake të fushēs
Me vezullim i miklon
E strukur nën rigën tënde
Pres yllin të shndris
Matanë do kaloj ylberin
Me nishan të çupërisë
Syndritur loz me shiun
Kyç ëndrrën në gjumin e parë
Yllit vezullues matanē kreshte
I lutem t’më marri me vete…

M.M.M

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.