16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Mira Nikolla

 

Lajmi i mire

Lajmi i mire si balsam ne zemer vjen
e akullin e shpirtit ta shkrin.
Ti hap syte e perhumbun ne mjegull
e si kristal shikimin t’pertrin.
Lajmi i mire kput penin qe pezull te mbante
e ne toke te ban me ec ma ne fund.
Te nesermen e sheh kjarte e tash ke shance,
me ba planet qe nen jastek pate fut.
Lajmi i mire te ban me pa prap ngjyrat,
qe prej vransine ishin perhi,
si lulja kur uje si qet kush tjeter
e me pa durim pret diten, qe ti me u kthy.
Pra ti kthehesh si lajmetar i jetes,
me fryme te re e plot deshire,
me ja fillu prej se pari fletes
e uron ta shkruash gjithmone per te mire.
Tash ti ndihesh njeri tjeter,
me krahe te reja t’bani lajmi i mire
Prej te shkumes nuk mbet ma asgja,
vecse nji rrudhe ma shume ne ftyre.
Po ndashte, se rrudhat per njeriun jan ba,
si shenje e provave qe ne jete kalon.
Si shperblim , ma te forte, ty te la.
Ti prej nalt tashma, cdo gja shikon.

Mira 1.03.2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.