12 C
Tiranë
E enjte, 27 Mars 2025

.Miranda Troci Derti

SOT DITA E BABALLARËVE!!L'immagine può contenere: 1 persona

Emri “Baba” gjithësi
Që jep jetë e dashuri
fjalë që jeta ta jep veq një herë
gjëja më e qmuar me vlerë

Babain lum kush e ka
Duaje puthe respektoje
mjer ai.që i mungon
rritet si bleta pa hoje

Emri “Babë”” shkruar me Ar
në çdo fjalë e në çdo varg
duaje babën sa të jetë gjallë
se ai të sheh edhe kur je larg

Në çdo hap e rrugë të jetës
Kudo vejsh e kudo shkojsh
të ndjek pas bekimi i Babës
gjitë jetën ta jetojsh

O njeri i bekuar
Baba të solli në jetë
Jepi dritë e mirësi
se një ditë prind do bëhesh vetë

e kur Babën mos ta kesh
me lot malli do e kërkosh
dija vlerën e kimetin
se qdo fjal të tij do tja vlerësojsh

e pastaj do jetë shum vonë
do thuash paska pas të drejtë
fjalët tua “Babë i dashur””
në çdo skaj të bien ndërmend

duaje Babën si dy sytë
e thuaja nji fjalë të ngrohtë
sepse Zoti dhe Babai yt
të falën të rritën ky që je sot

ah kjo ditë qe s.mund të dal
dua Babës t.ia prek varrin
ta puth foton përmbi gur
me lot bije ta shuaj mallin

Per “Babin tim te ndjerë..shkruar sot Ditën e Baballarëve.

Me lot në sy ..Miranda Troci Derti..19/03/2020!!!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.