16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Miranda Troci Derti

PYETA BABËN PLAK!!(94 VJEQ)

Babë Plak paq uratën
kam nji pyetje me të ba
gjithë këto vjet qē ke kalue
çfar po bahet në këtë dynja??

Ke kalu shum vite jetë
“Turkut” “Duqes” dhe “Hitlerit”
Kohën “Luftës” dhe ” Enverit”
Po a ke pa kso ditë gazepit??

Kthehu te knej moj bijë e babës
Due Baba me te dëftue
që nji shekull gati bana
Keshtu ditë skam përjetue

Ishim rahat e mirë n.ato kohëna
Kokrrën e kripës e bukë misri
Mblidheshim rrotull te sofra
Te oxhaku në grop të Hirit

S.kishim as Doktorr spitale
S.duheshin as ilaqe
S.visheshim si ju me të holla
Po shnosh e mirë si molla

Grip e gja asnjiherë s.na binte
Lajshim teshat me uj prroji
Pijshim ujë ne kupa druri
Mbushim bucelën te krojni

Bij e babës thojshim moti
Mbylleshim mrena veq kur ishim në gjak
veq kur ishim në hasmëri
Se duhej me pagu hak

Tybe Istifa qar dite mbrrijmë
për nji “”Rrufë” me u mshel mrena
Ka na erdh kush e pru
S.paskem pa as paskem ngju

Çetêr(tjeteř) herë ne vaktin tem
Veshim tirq e tesha të leshta
S.kishim as jorgan me u mbulu
Saç e çerep oxhak me dru

E tani gjith salltanete
Krejta të mirat e dynjas
” Gripe rrufa lloj lloj sëmundjesh
Ka ju vijnë moj Bijë e Babës

gjithë këto njerëz kan vdek sivjet
Ka 700 e 600 ka mos
as në luftë vaki s.ka ba
qar po bahet në kët dynja

Ditë të këqija për ju moj bijē
ju e keni jetën përpara
mjer për brezat që do vijnë
Çe kto fjalë po ti them Baba!!!

Miranda Troci Derti!!!26/03/2020!!!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.