16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Miranda Troci

REQIT TIM!!!!L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi, montagna, spazio all'aperto e natura

Në dy anët brigjeve të Drinit
ku bie dielli kep më kep
ktu ēshtë Djep i burrërisë
Krye Mali i thonë Req

dua të shkruj për ty me mall
ty o balta e Tokës sime
në zemrën tënde mora emër
malli më djeg për ty vendlindje

dua të ulem në rreth të Drinit
e ti mbledh të gjith vllazërinë
më jan derdh rrugve kurbetit
në ktë vend e kemi shtëpinē

me këtë ujë ta freskoj ballin
më dha jetë e më rriti shtatin
e ti thirri Bijat bashk
si në adet si e kemi pasë

dua të kaloj në Urën e Dodës
e ti dal Drinit matanë
të hipi te Lisi ne Qafë-Drajë
ta shoh Reqin në cdo anë

ti shoh lisat shekullorë
ku mes vetes bisedojnë
fshehin brenda krenari
historinê duan të tregojnë

njerëz pak paska në kulla
shtëpia të shembura të vetmuara
brenda tyre u rrit trimëria
besa fjala e krenaria

nê Qafë të Drajês aty te lisi
aty mblidhej mexhelisi
muhabet si ish maraku
aty bahej itifaku

zgjidhej plaku ma mentar
vihej Troci shpi e parë
ndahej kanuni bahej vallja
lidhej besa e folej fjala

kur e thirrshe në Bes Reqjanin
në dash për luft e istikam
i madh e vogël burra e gra
fmija e djepit qohej në kambë

të shkoj Babës tia prek varrin
me lotë Bije tia laj ballin
e ti shkeli gjith kto troje
të pij uj kroje më kroje

qdo gram Toke këtu është Ar
qdo Djal ktu eshtë krenar
qdo frymëmarrje flladit shpirtin
krenari për ty vendlindje

e unë jam Bija Jote
më rriti balta e kësaj Toke
më dha qumësht Nana Loke
Bij Zamani e malësore

më dhe nur e hijeshi
më dhe besë e krenari
kreshnike sokolesh mali
malësore bijë Dibrani

Krenaria e Dibrës mbarë
Reqi i Nantë maleve
Beku qoftë qdo Gurë i Trollit
Tokë e Gjak i Kastriotit!!!!!

Miranda Troci (Derti) 11/03/2020 AUTOR!!!!!

OH NËNË!!!L'immagine può contenere: 1 persona

Vajzë e nënës ish në lindje
dhimbje të rënda kish në shtat
por nga shpirti i saj klithte
kērkonte nënën ta kishte ngat

pëshpëriste e rënkonte
qante nga tmerri shtrëngonte dhëmbët
Por me zë të vogēl thonte
Grahma jete..Oh nënë

djersët ballit qull ish bërë
nga mundimi vajzë e shkretē
pas pak çaste ajo priste
që Nënë të bëhej vetë

dhimbje lindjes e provoi
siq kish bërë Nena e saj
pasi lindjen përfundoi
shpërtheu në lot e vaj

ajo Nënë u bë vetë
solli në jetë një fëmijë
aty e provoj vërtetë
si të solla në jetë ..Ty Bijē.

pasi mori emrin Nënë
befas thirri duke qarë
të lutem Nënë ma bëj hallall
mundin gjirin qē më ke dhënë

se tani un i besova
dhimbjen dhe hekat e tua
sa e rëndē dhe vështirē
më solle në jetë mua

sa herë e mërzitur jam
të thërras oh oj Nënë
Sa her trupi jam e ligë
Përsëri thërras oh oj nënë

qdo moment gëzim hidhërimi
përsëri e përsëri oh oj nënë
ama nji gjë po të lutem
mi jep ti puth ball e këmbë

është e shkruar në Kuran
ne qdo libër fjalë e këngë
XHENETI nën këmbët tua
FJAL E QMUAR…”””Oh Nënë”””

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.