8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Mirela Nasi

https://www.facebook.com/mirela.nasi.5/videos/836922050112827/?t=4

https://www.facebook.com/mirela.nasi.5/videos/836916466780052/?t=11

Sa kënaqësi dhe mbushje shpirtërore ndjejmë teksa dëgjojmë sa të përqëndruar dhe pastër ligjërojnë gjuhën tonë të bukur shqipe,nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” Macerata Itali.
Kënaqësi pa përshkrim…si vet cicërimat e ëmbla të zogjve në pranverë,po kaq ëmbël artikulojnë në lexim dhe shkrim.
Në sytë e tyre…dëshira dhe vëmendja e detajuar në shpjegimin që u përcjellim,por më shumë se kaq,lumturohemi në “seriozitetin”që vetë ata po tregojnë edhe për aktivitetet që na presin në vazhdim…Aq rrjedhshëm dhe bukur lexojnë pjesë të ndryshme tematike,vjersha,pjesë dramatike,tregime…sa për një çast e gjejmë veten në botën e tyre aq të pasur dhe të kristaltë.
Po ne,ne të rriturit,me ç’farë surprize do u vijmë fëmijëve tanë që po na mrekullojnë !?
Kjo mbetet për t’u zbuluar në aktivitetin që do zhvillohet së shpejti.
Përgëzime nxënësve tanë të shkëlqyer,prindërve që i rritin dhe i edukojnë me vlera dhe dashuri për gjuhën mëmë dhe komunitetit social që na gjendet prezent në rrugëtimin tonë të traditave si komb !
**Ne flasim e shkruajmë shqip,ne ecim në gjurmët e identitetit kombëtar**

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.