12.9 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Mirela Nasi

STOP dorës së ndyrë mbi botën kristal të femrës !!

Femra-brishtësia, mrekullia, dhembshuria dhe mirësia….Femra-vetë dashuria, ekzistenca jonë.Sa e madhe bota e femrës ! Sa e durueshme dhe tolerante ! Një çast i vetëm “çoroditës” përmbys gjithçka…e sërish femra-uragan force dhe durimi.As nuk dua t’a imagjinoj, ç’mund të ndodhë, nëse një cikje e “rastësishme”në dinjitetin e femrës, në maturinë dhe intuitën e saj, në karakterin dhe ndërgjegjen e saj, në etikën dhe kulturën e komunikimit, në vëmendjen dhe kujdesin për gjithçka…do të “shkelmohej”nga injoranca, opinioni primitiv, skërmitja ironike kapërdisur mbi poltronë fodullëku, nga “Uni” i arrogancës, nga “dehja”e jetës “moderne” nga…nga virusi bartës i “xhelozisë” së sëmurë, nga…nga “trimëria” karshi “dobësisë”së trashëguar…Bota nuk do merte frymë, asgjë s’do ekzistonte.
Përse o qenie njerëzore, nëpërkëmb atë që të solli në jetë !?
Përse ngrys vetullat, nxjerr dhëmbët e tregon grushtin, ndaj zemrës që pulson në merak për ty !?
Përse o njeri, ngre zërin dhe dorën,ndaj përkushtimit që të dedikon shpirti heroik i femrës !?
Përse dhunon e shkatërron atë që të mëkoi në një mijë e një sakrifica…duke u gdhirë me lotin e merakut për ty !?
Përse ç’do ditë…kronikë e zezë me dhunë e vrasje !?
Vëre dorën në zemër, ktheje vështrimin nga vetja, thirri arsyes e reflekto !
Ajo që ti përbuz, që i kthen kurrizin, që e godet pa mëshirë, është origjina e ardhjes tënde në jetë.Ajo është nëna, bashkëshortja, motra a bija jote.
Mos o njeri në ke zemër e Perëndi !!
Vërtet femra duron…ka botë e vizion…vërtet ka dashuri e dhembshuri…por bota e femrës ka më shumë forcë se ti, ajo di ta përdorë atë për përsosmëri civilizimi dhe evolucion.
STOP dorës së ndyrë mbi botën kristal të femrës !!
Përulje, vlerësim dhe respekt pa fund për nënat,motrat, bijat dhe partneret me botë plot dashuri e vlera !!

Mirela Nasi

Antagonizem..L'immagine può contenere: una o più persone, erba, albero, spazio all'aperto, natura e acqua

Heshtja-vlerë intuite,
pluhurin e kohës shkund,
zhurma-dilemë kaotike,
fjalë pa kuptim, pa fund…

Heshtja-mike e mirë,
me heshtjen…çasti flet,
zhurma-maskë në errësirë,
çirret e bërtet…

Heshtja-pranverë,
stinë lulesh zbukuruar…
zhurma-imazh i mjerë,
zhubrosje në duar.

Heshtja-flori i kohës,
stoli e rrallë pa çmim,
zhurma-ego e sëmurë,
ambicje në ”zemërim ”

Heshtja-nocion plot ngjyrë,
e vyer,fjalë kapitale,
zhurma-zbehje në fytyrë,
çoroditje, skandale…

Heshtja-me heshtje flet,
heshtja-arrogancën mund,
zhurma-me fjalë vret,
me zhurmë ke mar fund.

Heshtja-paqe,dashuri…
pëllumbi i bardhë në fluturim,
zhurma-furtunë,stuhi…
Heshtja-dritë,melodi,gëzim.

Heshtja-kënge në ç’do notë…
heshtja-vlerë e kohës në stoli,
zhurma-neveri në këtë botë,
zhurma-hiç gjë,zbrazëti në gri.

Mirela Nasi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.