Kohë me një surprizë të hidhur…të pa imagjinueshme.Kohë që na bëri të reflektojmë të kthejmë vëmendjen nga vetja.Kohë që na zuri në befasi me ritëm marramendës me një armik shumë herë më të rrezikshëm se ai në fushë betejë.Kohë…për nocionin e një grime kohe, kur deri dje ankoheshim që nuk kishim një minute kohë për tu gjendur pranë, sot…sot vetë koha po na jep mësimin më të madh që të kapemi fort pas saj.U desh të na dhëmbë në palcë….sa e shtrenjtë është koha…. pra vetë jeta jonë.U desh të na trokiste fshehtas një sëmundje që nuk flet por vret, Kovid-19, pandemi globale.U desh të shuheshin jetë njerëzore pa faj, që ne të kuptojmë sa e çmuar është jeta.Kohë që po na paralajmëron dhe pandemi që po na kërcënon.Të gjithë të vetëdijshëm për dëmet fatale që po sjell në jetë njerëzore.Të gjithë me sy e veshë për vëmendje e merak ndaj njëri-tjetrit.Të gjithë të vetë karabinuar, të vetë mbrojtur, të vetë kujdesur.Kohë që apelon fuqishëm :
Duajeni vetveten, dëgjoni e zbatoni rregullat e autoriteteve shëndetësore për t’i shpëtuar këtij virusi të pandalshëm vdekjeprurës.
Kohë jo për kokëfortësi…jo per trimeri ….por për sensibilizim dhe mirekuptim…per vemendje dhe kujdes !!
Ju lutem prindër, nëna e baballarë, motra e vëllezër, tregoni kujdes maksimal, sigurisht kjo situatë e nderë globale do te kalojë nëse të gjithë tregojmë vëmendje, kurajo dhe zbatojmë rregullat e vetë mbrojtjes.
Kohë që po na përcjell një mesazh të fuqishëm :
Nëse deri dje nuk kishim kohë as për veten, sot kemi kohë të përkushtohemi për vetveten…e nesër do vijë një kohë e bukur që “vetëizolimi”dhe “distanca” do na bëjë më të dashur e më të ngrohtë karshi njëri-tjetrit.
Ju lutem të bëhemi bashkë në këtë kohë që po na lajmëron të jemi më të vëmendshëm se kurrë !
Kohë për dashuri, buzëqeshje e mirësi…Kohë për të lulëzuar e çelur frutin e respektit dhe humanizmit njerëzor…Kohë për të qarkulluar në ç’do tentakulë, aromën më të këndshme në botë-Dashurinë për nënën.Jo thjesht një ditë, por një jetë me vëmendje tek ajo që na dha jetë nga jeta e saj.
.*Nëna-mantel mirësie veshur me dashuri pafund.
*Nëna-ushqim shpirti që na mëkoi nga gjiri i saj.
*Nëna-Diell i ditëve tona, shkëlqim yllësie, melodi e ëmbël, këngë përjetësie.
*Nëna-botë e brishtë, e pastër kristal, ujëvar në dashuri e dhembshuri.
*Nëna-heroinë në piedestal.
Mbështes kokën në meditim…në prehrin tënd o nënë, aty ku loti thahet e brenga na largohet…aty ku flet butësia dhe prezenca e shpirtit, aty ku çelin lule aromë jasemin, aty ku gjithë bota përulen me respekt.
Gëzuar 8-Marsin gjithë nënave mbarë botës, më të mirat e më të shtrenjtat.
Frymojmë me ju në ç’do sekond..!
Falenderim deri në kupë të qiellit për ju që na sollët në jetë-përjetim i modelit të vlerave më të mira njerëzore.
Gëzuar botë e dlirë e nënës !!
Respekt në pafundësi…!!
“””””””””””””””””””””
FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE PËR JU !
Të punosh me fëmijët,mrekullisht kënaqësi pafund…Është botë e mbështjellë në mantel të kristaltë me virtytet më hyjnore të pastërtisë dhe çiltërsisë,është motiv më shumë për ne drejt një bote me vizion fisnik !
Prej shpirtit fisnik me aromë pranverë,
përcjell mirënjohje për fisnikërinë si vlerë.
Falenderim,respekt,për ju të nderuar,
paçi shëndet,7 Marsi gëzuar,gëzuar !!