Realitet i stisur.
Stinë vere e ulur në prehrin e një realiteti tërësisht të çuditshëm.Pushime në kuadratin e domosdoshmërisë jetike, në gjetjen që na servir momenti, dëshirë, ëndërr apo qëllim i stisur në relax të radhës…gjithsesi, plotësim në skajet e përmirësimit emocional shpirtëror, duke na dhënë impulse pozitive, qoftë dhe kalimtare, ndaj si finish të dorëshkrimit tim modest, përcjell urimin për pushime të qeta e të gëzueshme, në harkun e mjaftueshmërisë që na jep mundësia. Ditët pasojnë njëra-tjetrën…e ne paralel me rrjedhën e kohës, hedhim hapa përpara. Ajo që më nxit brenda një retorike pa përgjigje, është përditshmëria, nisja e saj në konturet e një ndjesie me “Ah sikur”e cila duam apo s’duam, përballet me retrospektivën e rrugëtimit që lamë pas…Në konceptin e bashkëjetesës shoqërore, stonon argumenti i kapur në monologun e heshtur “Kush jemi ne dhe ku po shkojmë..!? Dominon mungesa e theksuar e perceptimit të arsyetimit, thënë troç, zëri i ndërgjegjes.Instiktivisht, si një sajesë robotike, demostrojmë veprime mekanike, pa ditur ku na shpie kjo kurdisje e “mistershme” E sërish, efekti parësor në kontakt me mënyrën e rëndësisë që ka jeta, mbetet nyje e pazgjidhur, në kontrast me atë pjesë të shoqërisë, që rendin pas “dukjes” dhe “arrogancës” duke infektuar pjesën tjetër të shëndetshme, në ç’do tentakulë a gjymtyrë.Revansh i zhytur në kolaps, tejkaluar nocionin e të qenit NJERI.Thjesht frymojmë, kur në kraharor të gjithë kemi një zemër, që ashtu siç qarkullon gjaku në vena, po aq duhej të ndjenim impaktin e vlerave në tërësinë e reflektimit njerëzor.Përse kaq të fokusuar në linjën materialiste, në aparencën e shkëlqimit që vret, në servilizmin e lavdisë, në oreksin e shtrenuar të një menyje të skaduar, të shfrenuar kush të arrijë majën e triumfit në kollarisjen që mpiks mimikën e një fytyre njerëzore..!? Mjerisht, alternativa përgjigjesh, që sërish tregojnë realitetin e kudo gjendur.Në lupën e vëzhgimit global, e djeshmja na surprizoj me plot sfida natyrore, ashtu sikurse vazhdojmë t’a kemi prezent dhe në të sotmen, pa ditur se ç’mund të ndodhë nesër.Në këndvështrimin e opinionit shoqëror, në vend të shqetësimit për shëndetin, bën xhiron e radhës hamendësimi i eksperimentit për shpikje në mbijetesë të kurdisur, mundësisht minimizim në zero tek mosha e tretë, duke aneksuar edhe probleme shëndetësore kronike.Çoroditje që ndoshta një ditë mund të na surprizojë me një vërtetësi të hidhur, gjithsesi ç’farëdo që të jetë, rëndoj mbi ne, duke ndryshuar gjithçka.Vërtet, vetëizolimi, ashtu sikurse shërbeu si mjet për t’u vetëmbrojtur, po aq na vuri një mal të lartë për të kapërcyer në rrafshin e jetës që aq shumë na mungonte.Tashmë, barometri i stilit të jetesës, përshtatur tërësisht si diçka artificiale, pa esencën dhe natyrshmërinë e dikurshme.E vetmja gjë që kurrë nuk ndryshon, shpresa, për të kapur ritmin e kohës, dashurinë për jetën dhe kthimin e vëmendjes tek zëri që aq shumë na nevojitet, zëri i ndërgjegjes.Verë ndryshe këtë herë…natyrë që përcjell mesazh me rreze shprese për të nesërmen.Vërtet jemi të ndryshëm, por le të bëhemi të njëjtë në thelbin e të qenit NJERI !
® Mirela Nasi.