21.5 C
Tiranë
E mërkurë, 2 Korrik 2025

Mirela Ropi

PADRONË TË DHIMBJES
Koha kalon endemi nëpër botë
Ora e rrërës po mer fund
Kthejmë kokën, shohim dy pjesë
Që plotësojnë njëra tjetrën
Si kundër dhe ikin,askund !
Humb pjesa që kishim gjetur
Të betuar ecnim drejt pafundësisë
Mbetëm padronët të dhimbjes
Dhe të huajt e lumturisë !
16 Shtator 2021..Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme

TIK-TAKE LARGËSIE
Erdhe si një pranverë
Që pasoj dimre të acartë
Ti si shkëndija vetë
Që nuk shuhet as në baltë
Se nuk ikën njeriu
Pa lotët e lamtumirës
Moshën e pafajshme
Krejt ja fala detyrës
Por,sërisht mbeti trishtimi
Brenda syve të mi
Vendosa mos kërkoj përgjigje
Askush s’mbajti përgjegjësi
Mijëra net kam ndenjur zgjuar
Numëroja tik taket e largësisë
Nuk është e lehtë të fluturosh
Me zemrën bosh galaksisë
Ti surprizë e ditë-netëve të mija
Vjen dhe ikën kur do ti
Zemrës mbeti dashuria
S’ka pasur kurrë për tjetër njeri !
Mirela Ropi 18 Shtator 2020..Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme
 
PËRMALLIM
Do ta pi një gotë verë
T’ja ndjej shijën që më josh
Ndërgjegjeja jo s’do më brejë
Gllënka gllënka ta shijoj
Unë, njëherë do pi ,si të tjerë
Gjithmonë ka një herë të parë
Lumturinë të gjej në kjo verë
Fundja aspak s’është e rrallë
Brenda ca gjethe borziloku
Ëmbëlsojnë ,ndoshta shijen
Më kujtojnë lidhur një tufë
Në darova nusërije
Më mungoin ca trëndafila
Por jo karamele, as orizi
Një orkestër me zë bilbilash
Që thellë ngacmon në shpirt
Dhe së fundmi një taksi
Pronontuar muaj më parë
Gjarpëronte ,s’dij se si
Përmallim i viteve në fjalë !
21 Shtator 2019 Mirela Ropi !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.