“”””””””””””””””””””””””””””””
SHUMË URIME BIJA JONË ELONA
Mundohem t’a zgjedh
Dhuratën për datëlindje
Të veçantë në këtë përvjetor
Zemër nëne, të jetë sublime
Kujtoj ditnetët e ngrohta
Kur nënë më bëre, për herë të parë
Nga buzkat e qumështa pushtohej bota
Ndriçimi i syve ishte i mjaltë
Shpresoj të jem prezente
Dhe pse rrugëtim kilometrazh
Sikur rrugën të presë pandemia
Mëmësisa, bëhet zog me krahë,
Muzgun ,do bëjë pelerinë
Yje ti qëndis,me emrat mbi të
Të më ç’lodhin rrugës
Dremitjes ,mos ti lënë vënd
Festojmë gjithë së bashku
Magjepëses tavolinë
Gëzuar, cakitje gotash
Mbushur me dashurinë
I gëzofsh njëqind pranvera
E shtrenjta jonë Elona
Qofsh e plotësuar në familjen tënde
Lumturia qoftë me ju gjithmonë !
“”””””””””””””””””””””””””””””
MUR I PADUKSHËM
Më rrënqeth kjo lloj sinfonie
Zemrave një mur i padukshëm
Përshpërisin asaj vetmie
Trokitjet bërtasin bujshëm.
Nën rrezesh dritëhije
Të drithërimtat përkedhelje
Sirtarit dërgojnë pa vetëdije
Ku strukur rrinë foto në zbehje
Dërmuar shpirtërisht
Mësohesh,me dhimbjen
Ehhhh ,çdo të thotë ta dish
Dashuri e rrënuar me bindje !
21.Tetor 2019 Mirela Ropi