RËNDON PANIKU FLET FRIKA
Në një pikë ku mbaron gjithçka
Në një çati ku s’mbetet strehë
Dyshim është si një pishtar
Që digjet pyllit ,dhe vjell vrer
Helmon mllefi ,aq shumë
Kur flet dhe frika e humbjes
As yjet s’ndritin pa errësirën
Krenari, që fshin puthjen
Sikur të ekzistonte një fjalë
Të mos vrapohet pas hakmarjes
E vetmja urëlidhëse mbetet gjallë
Shpirti në kërkim të shpresës!
Sa e sa kujtime të vjedhura
Kohën s’kthejnë mbrapa
Sigurisht ,vazhdon sëmundja
S’vjen vetëm nga corona virus vdekja !
11Mars 2020 Mirela Ropi
PAK HAPESIRE
Shpirtit tim, perplaset mërzia
Shumica e fjalëve,vret largesinë
Mbytem prej mallit nga dashuria
Kërkoj galaktikës të shpirtit pak hapësirë
Petalet trendafili nisa palë-palë
Kuqeluar vinin drejt teje nga mirësia
Krahëhapur prita, të mbrinin të tuat fjalë
Muzikë të bëheshin, për ndjenjat e mija!
[Mirela Ropi] 11.3. 2016