NGROHTËSI BOSHE
Nuk ka kthim mbrapa kësaj here
Kjo dihet, mbaroi koha
Beso, që dhe në zemrën tënde
Shpresat e mia u shuan
Ngrohtësia ime luan një rol bosh
Kështu është dhe brendësia
E lodhur e vështirë
Kur rëndohet zemra
E ndjen vetë në lëkurë
Nuk mund të ta përshkruaj
Se sa më dhemb ,digjem
Por, do them lamtumirë
Edhe pse më mungon
Nuk mund të marr, plaga të tjera
Pas plagëve të marra
Nuk shërohet më asgjë !
4 Dhjetor 2022