
“””””””””””””””””””””””””””””””
Kokën,vendos jastëkut të shpresës
Dhe pres, si një fëmijë
Fasulen, të mbijë pambukut
Duke trokitur derës të kuptimit
Ëndrrës të imagjinatës
Tek rriten lastarët e blerimit
Del një gjethe zemre
Ngroh shpirtin tekanjoz
Dhe ja,filloi të lartësohet
I buzëqesh diellit
Krekoset e vaditur
Filloj lulëzat e para
Vazhdon serbes
Duke dhënë frutet
Një proçes i bukur jete
S’ju tremb syri kurrë.
U rrit me përkujdesje
Lulëzoi vetbesueshëm !
SHITËS I SHPRESAVE TË KOTA
Pres që bota të heshtë
Të dëgjoj vetëm një fjalë
S’mund, të mar dot as frymë
As rrahjet zemrës s’mund t’ia ndal.
Thonë … Ndonjëhere njerzia
S’hedhin dot hapin , me ritmin që duan
Sigurisht, me atë që i detyron koha
Ndaj ,vendosa mos kërkoj përgjigje
Për pyetjet e mija.
Shitës i shpresave të kota
Zymbyli i purpurt ,si lule trishtimi
E vetmja e vërtetë që kam në duar
Është kjo botë e gënjeshtërt !
23 Dhjetor 2021