21.5 C
Tiranë
E mërkurë, 2 Korrik 2025

Mirishahe Elshani

MISTERI I DASHURISË
E fshehtë e zjarrt më ndizet dashuria
Trëndafil të jesh a të vret bukuria
Fjala ime a të prek si zjarr
Apo hija ime po të ndjek gjallë
Bukuria jote seq po më tallë
Zbrazëtia jote ankthin m’a sjell
Nga etja e kallur sytë m’i vërbon
Nga zjarri i fshehtë zemrën ma copton
Nga forca titanike seq u fërgëllova
Nga fuqia e Erosit seq u ndriçova
Zemërguri të jesh ma thua një fjalë
Buzëqeshjen e ngrirë pse po m’a falë
Si terri në ferr t’a kesh durimin
Si hekuri në zjarr t’a kesh guximin
Pastaj zbrit nga ankthi në thellësi të shpirtit
Pastaj zbrit nga djalli në dritë të shpëtimit
Je gjarpër i fshehur në ëndrrën time
Nē misterin e dashurisë je shumë magjike.
22 qershor 2022
M. Elshani
“”””””””””””””

S’KAM SY PËR TË PARË
Diellin kur lind e perëndonë
Hënën kur natën ndriçonë
Kur takohen dashurit e jetës
Lirinë mbi Odeskë
Kur mbyllen dyert e ankthit
Kur nisë pranvera e madhe e lirisë
S’kam sy as vesh të dëgjojë
Kur shuhen zërat që bërtasin
Klithma e ulurima e tokës
Që bërtet në kulm të botës
Kur vritet pafajsia
Kur nuk jetohet liria
Kur lotë e gjak është derdhur
S’do të frikësohemi kurrë
Prej mashtrimit as prej mallkimit
Se ëndrrat do t’i shohim zgjuar
Me themele gurëzuar
Me kulme mbuluar
Njëmëdyshje në kokë e kam
Me mrekullit e botës rrethuar jam
Veçse unë s’kam sy për ti parë.
Prill-2022
M. Elshani
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.