Një fundjavë të këndëshme miqësia përmes një cikli poetik nga blloku i vitëve.
MALËSORËT SHTEGTARË
Shtegtojnë ata viseve tona
Me turma blegërimash nga malsia;
Barijve pleq,kockëforta
Nër sy u blegërijnë delet pjella.
Flokëve u derdhet muzg i mbrëmjeve,
Mbi supe mbartur Lugjet e Verdha.
Në tokëulta tresin vështrimin,
E prap shikojn pas
Ku mbet në fraq e borë vendlindja.
Në vënde të reja humb shikimi,
Era e jugut
Mustaqeve u mplekset
Me aromën e trumzës,
Kur dielli lind mes shkrepave
E fshihet pas kepit të Gjuhëzës.
Mendimi kapërcen kujtesën
Mes xixëllima yjesh,
Si mjegull e stinës
Pushton hijen e vathës.
Nër sy u rrezon dritë mirësie,
Nën vetulla vështrim shqiponje,
Bardhësi bulon nga zemra e tyre
Si mirësi e një epoke.
Në bregdet buzë një shkëmbi,
Rrinë të mendueshëm,
Më shumë se kurrë;
Si luanë të gurtë buzë dallgëve,
Me gishtërinjtë ngulur në gurë.
Nër zjarre yjesh të vendlindjes,
Zemra stopon në dhimbje të fortë;
Në heshtje, ndrydhur nga zhgënjimet
Nga djemtë humbur nëpër botë.
1974 – Prillë2020
NË LUGINËN E ALPËVE
Kurorë nën kryelartësi mali,
Vizion natyrorë, suprizë.
Një e ëmbël rrahje zemre nga çlirimi
Mes aerosolit lulediell.
Derdhen bukuritë nga bjeshkët
Me kryesundim Majën e Hekurave,
Dremitin në Thethin e rilindur,
Në agsholin e ri të veprave.
Me to përthith pafundësinë
Argjenduar nga ahishtja e vjeshtës,
Ku Cemi fërgëllon valëzuar
Si akord i një lahute të vjetër.
Pishnaja gjelbëroshe mbi ahishtë
Shtron “asfaltin”e një tjetër rrugëtimi,
Si e një piste të vjetër mushkare,
Nën rreze të reja ndriçimi.
Nga Bratila nën pala flamuri
Shikimi im si mbi një ankand,
Si Gurë Pendimi mbi shpatulla malësore
Frymon nën qiellin opak.
Selcë 1971
MARRSHI I UÇK-se
S’na pret më vatra e gëzuar,
Nga gjak i derdhur bari u tha;
Në këngën tonë mbledhur duaj
Veç fjalë lirie, tjetër s’ka.
S’ka qënie me mizore se armiku
I vendit tim, shkja djallëzor,
Ndaj këndojmë me zë belxhiku,
E vrasim frikën me këngën tonë.
Urrejtjen që na vlon nër shtëpija,
Me zjarr rrufeje, pa mëshirë aspak,
Si një xhephane do e shtija
Mbi trupin e xhelatit, fryrë me gjak.
Ndaj kënga jonë mbi dhe, nën retë
Ec me ushtarët sy shkëndi,
Në zemrat tona zjarr i vërtetë,
Dashurinë,urrejtjen mbille Ti.
Me shpirtin tonë fitoren për jetë,
Kur vendi të lulëzojë, do gëzojë,
Urrejtjen,zemërimin,hakmarrjen
Në emër të lirisë po këndojmë.
1999