9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

Mumin Z. Shutaj

Kupa e dhembjes

Sonte derdhet kupa e dhimbjes panda,
në ballin tim përflakur digjen kujtime,
dhe qielli i shpirtit ka marrë ngjyrë gri,
erërash dalldisur e bartin mjegullnajat.

Kanë mbetur gjallë ëndrrat gotë shprese,
të përshpirtshme vegjetojnë sikur rriten,
qielli i turbulluar sonte i ftohtë si vdekja,
ku fryhet malli në time gotë të shterruar.

Rrjedh loti i kripur panda në natën e errët,
e ka pushtuar tis hidhësie rrudhat skicuar,
kozmosi ka fshehur nuk dhuron dritëhije,
e ushqen dhimbja dhimjen ndër zjarre syri.

Gotë trishtimi 2020.

Ik o natë
Ik o natë mallkim mos më përplas,
n’thellësi si n’skëterrë dehur lemeri,
mos më tretë në errësirën e paskaj,
se nga barrë dhimbjeje po drithërijë.

Edhe hëna ajo mike sonte ka tretur,
s’dëgjoj tjetër zë vetëm rrahje tëmthi,
m’ka përshkuar pikëllimi n’hoje shpirti,
shungullimë, sy zvetënuar, rrjedhë loti!

“””””””””””””””

Mëngjesi i sotëm e mërgoi

Mëngjesi i sotëm e mërgoi në thellësi kohe,
shtegtoi në largësi përkujtoi bëmat njeriun,
ç’iu çfaq në bebëza syri, udhëtari i panjohur,
i dhuroi dorë përshëndetje modeste kod nderi.

Kurrë s’e tërhoqi e as intrigoi fama, koltuku,
as lukset patogjene zvarrë si larva mbi mollë,
dashuritë stilizuar peisazhe ngjyrash falsiteti,
fanatik dashurie në petk ndjenje trajtëkulluar.

Motet këta hamall bartin çdo lloj ngarkese,
dëshira njeriu, dëshpërimet, thyerje shpirti,
që lindin si këpurrdhat hovshëm n’mote shiu,
sa trishtësi kur zhvishet aktori i së zezës “njeriu”.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.