Në dy vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. Salih Salihu.
Prof. Salih Salihu historian dhe veprimtar shumëdimensional dhe i paepur për të drejtat e Shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Si sot dy vite më parë familja, por edhe komuniteti i madh i historianevë dhe njerëzve të letrave dhe kulturës mësuan me hidhërim të thellë ndarja nga jeta prof. Salih Salihu, antëtar i kryesisë së Lidhjes së Historianëve Shqiptarë me seli në Zvicër dhe bashkëpunëtor i redaksisë së revistës “Gjurmë Historike”
Sëmundja më epidemike e këtij shekulli, Covid-19, bëri dëme të jashtëzakonshme në në globin tone, duke mos kursyer njerëzit e thjeshtë, por as edhe emblemat e kombit tonë të përbashkët.
Pikërisht nga kjo sëmundje e rëndë si sot dy vite më parë kaloi në Amshim një ndër pendat më të spikatura të Bujanocit e mbarë hapësirës sonë komëtare, prof. Salih Salihu.
Lidhja e Historianëve Shqiptarë me seli në Zvicër, pikërisht në ato ditë të vështira izoluese ka shprehur dhimbjen më të thellë për humbjen e anëtarit me të devotshëm të saj, kordinatorit të kësaj shoqate për Serbinë, Slloveninë, Kroacinë dhe Mal të Zi. Njëherit ai ishte pjestar i redaksisë së revistës “Gjurmë Historike”, botim periodik i Lidhjes së Historianve Shqiptarë me seli në Zvicër.
Që në numrin e parë të kësaj reviste Prof. Salih Saliu u paraqit me një shkrim shkencor dhe historik të titulluar “Legjenda mbi emërtimin e fshatit Terrnoc”, ku hidhet dritë mbi shumë aspekte të kësaj krahine e mbetur akoma nën okupim.
Ndërsa prof. Salih Salihu ka një aktivitet shumë të gjerë shkencor dhe patriotik.
Ai ishte historian dhe veprimtar shumëdimensional dhe i paepur për të drejtat e Shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. I ndjeri tërë jetën ja kushtoi kontributit në të mirë të vendit qoftë si mësues i historisë qoft si humanist, politikan, mik dashamirë etj.
Ndonëse familjarët u përpoqën ta mbanin në jetë, Ai e pati të pamundur ta sfidonte epideminë e shekullit, duke shënuar kalimin në amshim në në Qendrën Klinike Universitare të Nishit. Familja humbi në mënyrë të parakohëshme kryefamiljarin e saj, ndërsa kombi humbi një historian i mirënjohur tërnocas, që jetën e tij ja kushtoi trevës që e lindi dhe që nuk e braktisi kurrë.
Sali Salihu, ka qenë njëri ndër historianët më me ze në rajon, i cili ka udhëhequr me degën e Partisë Demokratike Shqiptare në Bujanoc, dhe që vazhdimisht ka kërkuar që komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duhet të bashkohen me Kosovë.
Lidhja e Historianëve Shqiptarë me seli në Zvicër e përkujton në dy vjetorin e kësaj humbje të madhe të prof. Salih Salihu, pasi konsideron se ka humbur një bashkëpunëtor të vyer në rrugën tonë për nxjerjen ne pah të vlerave historike të kombit tonë.
LIDHJA E HISTORIANËVE SHQIPTARË ME SELI NË ZVICËR
KRYETARI
-MURAT AJVAZI-