5.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Murat Ajvazi

Lidhja e Historianëve Shqiptarë me seli në Zvicër uron 28 nëntorin e lavdishëm për kombin tonë, ditë historike që solli pavarësinë.
Sot të nderuar bashkëatdhetarë është një ditë e shënuar, ndër ditët më të shënuara që përcaktojnë qënien tonë si komb. Pikërisht si sot 110 vjetë më parë, në një situate mjaft të ndezuar atdhetare 40 burra ndër më atdhetarët e kombit, kryesuar nga diplomati i niveleve ndërkombëtare Ismail Bej Vlora, me mbështetjen e pakufishme të klerikut atdhetar e patriot si Dom Nikoll Kacorri, firmosën Aktin e Pavarësisë nga pushtuesi 500 vjeçar, perandoria osmane.
Lidhja e Historianëve Shqiptarë me seli në Zvicër, vlerëson se nënshkrimi i këtij akti historik, ishte kurorëzimi i përpjekjeve titanike të kombit tonë, për mbijetesë, ishte një akt patriotik dhe heroik, në kushte tepër të vështira, në një kohë që fatet e Atdheut ishin të rrezikuara më shumë se kurrë, nga orekset e shovinistëve fqinjë, të cilët kur e panë se perandoria osmane kishte perenduar, u turrën me të gjitha forcat dhe mjetet, për të na asimiluar.
Ishte koha kur malazezët i ishin vërsulur Shkodrës, Serbia kishte nisur marrshimin drej Durrësit, ndërsa Greqia kishte ndalur hapin në Tepelenë.
Ishte kjo një arsye shtesë që shpallja e pavarësisë dhe njohja e saj nga sa më shumë shtete të bëhej sa më parë, pasi cdo ditë e humbur, ishte kapitullim para këtij rreziku.
Pikërisht më 28 nëntor 1912 u njoftua Pavarësia e Shqipërisë, që deri në atë datë ishte nën pushtimin e Perandorisë Otomane, duke u ngrit Flamuri Kombëtar Shqiptar.
Ky Kuvend, është historik dhe i padiskutueshëm në rrang mbarë kombëtar, pasi në Vlorë krah Ismail Qemalit, vinin përfaqësues nga të gjtha trevat mbarëkombëtare si Gjakova, Plava, Gucia, nga Peja, Ohri, Struga, nga Tetova, Çamëria, nga Mitrovica dhe sipas disa të dhënave, në këtë Kuvend kishte delegatë dhe nga pakicat kombëtare, që jetonin në trojet shqiptare.
Delegatë kishin ardhur dhe nga kolonitë shqiptare, pa përmendur delegatët, që morën pjesë në këtë Kuvend nga viset e Shtetit Shqiptar të pas vitit 1913. Pjesëmarrja e delegatëve nga mbarë trojet shqiptare në Kuvendin Historik të vitit 1912, e saktësoi zyrtarisht vazhdimësinë e Flamurit Kombëtar Shqiptar.
Lidhja e Historianëve Shqiptarë me seli në Zvicër, vlerëson me mirënjohje të pafundme të gjithë firmëtarët e këtij akti shpëtimtar për kombin, njëherit uron të gjithë shqiptarët për këtë ditë të shënuar.
Mirënjohje për të gjithë firmëtarët të cilët i kemi listuar më poshtë:
Ismail Qemal bej Vlora
Dom Nikollë Kaçorri
Vehbi Dibra Agolli
Jorgji Karbunara – Bab Dud Karbunara
Elmas Boce
Qazim Kokoshi
Jani Minga
Rexhep Mitrovica
Dhimitër Tutulani
Abas Dilaveri (Çelkupa)
Shefqet Dajiu
Xhelal Koprencka
Hajredin Cakrani
Iljaz Vrioni
Murad Toptani
Luigj Gurakuqi
Spiridon Ilo
Thanas Floqi
Lef Nosi
Nuri Sojliu
Ferit Vokopola
Ymer Deliallisi
Xhemal Deliallisi
Mustafa Merlika Kruja
Abdi Toptani
Veli Harçi
Nebi Sefa
Mit’hat Frashëri
Zihni Abas Kanina Hamzaraj
Qemal Karaosmani Elbasani
Sali Gjuka
Dhimitër Berati
Dhimitër Mborja Emanoil
Dimitër Zografi
Pandeli Cale
Bedri Pejani
Qemal Mullaj
Dr. Myrteza Ali Struga (Dibra)
Aristidh Ruci
Zyhdi Ohri
Kryesia e Lidhja e Historianëve Shqiptarë me seli në Zvicër.
Kryetari
Prof. Mr.sc.. Murat AJVAZI
Baden-CH
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.