13.2 C
Tiranë
E enjte, 27 Mars 2025

Murat Gecaj

 

AH, KY 6 MARSI 1991!…

 

( Sa kujtime e dhimbje na sjell! )

Nga MURAT GECAJ

 

Kam shkruar,  më parë, për këtë  datë të paharruar,

 

që zemrat e shumë shqiptarëve fort i pat’ copëtuar!

 

Sa shpejt ikën vitet, ato u mbushën plot njëzetetre…

 

Po, a e dini, vallë, se gati janë një jetë e tërë?

 

Atë ditë Tirana gjëmoi si një i fuqishmë tërmet

 

dhe ngjante se këmbë njeriu këtu nuk kishte mbetë;

 

vraponin e vraponin-vargua, plot të rinj  dhe të reja,

 

sa dukej që njerëzve në mes iu ishte këputur jeta.

 

Nëna e baballarë u lebetitën e ata shumë lotuan,

 

të gjithë të shtangur, drejt portit të Durrësit shkuan.

 

Anija “Tirana” atë ditë priti plot miq të paftuar

 

dhe nuk e dinte aspak, se ku kishte  për t’i dërguar;

 

mbi ujë e tallaze, me shpejtësi filloi të lundrojë,

 

deri sa në  brigjet italiane udhën ajo e ndaloi.

 

Po, ankthin tone, a e merrni ju sot me mend,

 

se të gjithëve as toka aspak nuk na zinte  vend?!

 

Nuk dinim ne asgjë, për djemtë as për vajzat,

 

Se ku, vallë,  i kishte pëplasur e egër vala?!

 

……………………………………….

 

Kjo histori është, tashti, plot njezetetrevjeçare,

 

po më kuptoni, se dhimbja nuk na është hequr fare,

 

mendja e sytë na kanë mbetur ne atje, përtejdeti

 

e përsëri sikur i ndiejmë lëkundjet e atij “tërmeti”.

 

Lexuesi im, më beso ti mua, që nuk jam poet,

 

por kur njeriu kujtesës detyrohet e i thërret

 

e dhimbjen sadopak dëshiron ta pakësojë,

 

atëherë, çuditësisht, niska që të vjershërojë…

 

U kërkoj të falur, për vargjet që më lart shkrova,

 

Por, kështu, mendje e zemër sadopak i lehtësova.

 

…………………………………………

 

Tani, më falni, se në Internet po më vjen sinjal

 

dhe në anën tjetër po prêt të  lidhet me ne, njëri djalë;

 

pra, me figurë e zë, përsëri sot ne do të bisedojmë

 

e atë datë, aq  të dhimbshme, përherë  do ta kujtojmë!?…

 

(Shkruar, së pari, më 6 mars 2011,ora 20.00)

 

Tiranë, 5 mars 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.