“””””””””””””””””””””””””””””””””
SI LINDE MOJ
DASHURI
Si një lule në saksi,
Aromë mirë manushaqe,
Rritet fjala dashuri ,
I vetmi melhem për paqe…
Si lindë moj dashuri ,
Kaq e bukur,kaq e ëmbël,
Gjith urrejtjet i bën hi ,
Dhe pikon si mjaltë në zëmër.
Një mal me ar t’më dhuronin,
Të braktis atë që dua ,
Mëndjen s’do ma turbullonin,
Gjë e vdekur s’vlen për mua….
Nuk vlen mali me flori ,
Asnjë grosh përpara sajë,
Është si Diellë ajo magji,
Ndriçon shpirtin në çdo skajë,
Është si ylli flakeruar,
Nga rrufetë nuk trembet fare,
Është si Hëna e bekuar ,
Kur hedh syçkat në dritare….
Si hënë e re përtërihet ,
Është ndjenjë që nuk shterohet,
Përkohësisht syrit kur fshihet,
Aq më shumë mjaltëzohet ….
Si lindë moj dashuri ,
Edhe Frojdi dot s’e gjeti ,
Kur gufon si zjarr në gji ,
Ç’vlerë ka kurioziteti …
15 nëntor 2022