“”””””””””””””””””””
– Kushtuar mbesave tona
dhe gjithë mbesave të Shqipërisë-
Mbesëzat tona si yje ,
Nga mërgimi kur na vijnë,
I kemi dritën e syve ,
Si rrezet e Diellit ndrijnë…
Si zogjtë pëndëparritur,
Forcojnë krahët lënë folenë…
Lartësive për tu ngjitur,
Vijnë me mall puthin atdhenë…
Nuk përmahen nga gëzimi
Ju ndrin fytyra si hëna,
Kan marre krahë fluturimi
Ulet dega , gjër tek rrënja…..
Syt e zjarrtë të lumturuar ,
Nuk përshkruhet dot në letër,
Si flutura krahëshkruar ,
Vrapojnë tek folez e vjetër…
Ç’far magjie ka atdheu ,
Qumësht blete erëmon….
Jo më koto Skënderbeu
S’e këmbeu me asnjë fron….
Mbesa, paçi duartë me mjaltë,
Paçi mëndje të florinjtë ,
Na dhatë jetë na rinuat,
Na mbushët shtëpinë me dritë…..