O zemra me dy barkushe
Që vet zbraze e vet mbushe…
Veç gjakut tim të valuar
A, s’më thua , ç’mban shtrënguar?..
Ç’pyet moj nënë?…, ti e ndjen
Apo do prapë të ta them?…
Bashkë me gjakun tënd të vluar
Vajz’e djal’të përqafuar!…
Çasti hyjnor mallin mbarsi
Për vëllaçkon pupthi lapsi…
Ç’ke moj motër, bërtet muza
Ç’ke moj, pse të dridhet buza?…
Lapsi, bër – bër … nëpër duar
Ç’na këpute me të shkruar…
Laps e muz’ aman – amaaaan
Veç dy vargje për vëllanë…
Urtësinë nga mamaja
Qejfgëzimin nga babai…
Buisur pikëzimgjaku
Oxhollaj, Fejzo Agai…
Çelur derë oxhaklie
Qelizë fisnikërie…
Për së pari, më i miri
I regjur në vaj ulliri…
Zgjuarsi , të rëndon fjala
Punmbytur, a “ rrënjëdala…”
Zemrën e madhe si deti
Ç’ka, se ta shijon kurbeti…
Vëllaçko , vlera, virtyte
Me durimin kacafyte…
Si ty, mamaja , s’bën tjetër
Ku ta gjej një mal me letër ?!…
“””””””””””””””””””””””””””
Sa të pashë, vrap t’u afrova
Dhe, pse plot, unë tamahqare…
“Faqen nxiva” të kërkova
Grimcëz nga buka letrare…
Sa e “ leshtë “ jam gatuar
Ç’më gënjen, moj letërsi…
Për ty, ha “ turpin “ me bukë
Si lypse dorën e shtri!…