14.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Naxhije Doçi – Prof. – Prishtinë

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

URIME KOSOVA JONË NË LIRI 14 VJET PAVARËSI -14 SHKURT 2008 – 2022! URATAT DHE PËRKUSHTIMET PËR ÇDO DITË DHE KURRË PA U NDALUR RRUGËTIMIT TË MBARË PËR BASHKIMIN SA MË TË SHPEJT KOMBËTAR. Poezia ime kushtuar Pavarësisë së Kosovës:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Naxhije Doçi – Prof. – Prishtinë

PAVARËSI E BEKUAR
Yllësi e flakëruar vezullimi
mbi nënqiellin e dashurisë
je ti Pavarësi e bekuar e Kosovës
reflektimit kumbues deri në kup të qiellit.
përthekimit anë për anë.
Erdhe si lulja e prillit
me urtinë sublime në ngrohtësi zemrash,
në harkim urash të përmalluara,
për të qenë vetëvetja e ndritur
në dëshmim vlerash nëpër mote skalitur.
Haperimin si rrezja e diellit në zenit
dritë për të bërë
edhe mbi pamundësitë
për ardhmërinë e përmbushur
skaj më skaj të dheut – mëmë,
hartën e bashkuar në përqafim
padrejtësisht shkafnjuar e ndarë
nëpër kohë trishti të paparë.
Purpur hirësie në ballë të hënës
me ngjyresë shpirti komponuar
je ti Pavarësi e shumëpritur e Kosovës,
urimet për Ty jehut të pandarë
për mbarësi ecururish në rrafshin e pritur,
rrjedhë e gufuar frymëzimi
për agun e bardhë në fisnikërim kohësh,
melodi e pashuar komponimi.
Jehut sublim
në rrjedha përkushtimi
17 shkurti 2022
katërbëdhjetë vjetësh kumbues
në flakërim shiponje,
shtetësi e dëshmuar
me Pavarësi shëmbëllimi kurorëzuar
mbi trungun e lirë
vizionit ritmikë të dëlirë
nga shumë vende të botës e pranuar.
Për të gjithë falënderim zemre i dëlirë
me reflektim thellësie
në universin krahështrirë.
-Prishtinë, 17 Shkurt – 2022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.