Përktheu Lekë Imeraj – shkrimtar dhe përkthyes.
Ndeshkimi i shpifësit.
Një djalë u dashurua me vajzën më të bukur të qytetit, dhe vendosën të martoheshin bashkë. Në pragdasme, një djalë tjetër, po nga qyteti, i shkoi vajzës në shtëpi dhe i tha: „Ti je më e bukura e qytetit dhe ke vendosur të martohesh me më të ligun e qytetit. Lere atë! Nëse martohesh me mua, do të jesh më e lumtura e botës“.
Vajza iu përgjigj: „Si guxon ti të më thash dhe kërkosh një gjë të tillë? Ti e din se unë pas pak ditësh do të martohem me të dashurin tim. Ai është njeriu më i mirë në botë, për mua. Zhduku nga jeta e ime!“
Djali shkoi tek i fejuari i vajzës. Djali i fejuar i tha gjithë qejf: „Sa mirë bëre që erdhe! E din ti se, pas pak ditësh, unë do të martohem? Si mik që të kam, je i ftuar në dasmën time“.
„Për këtë punë kam ardhur tek ti“, iu përgjigj ai.
„Pah! Vetëm një budalla si ti mund të martohet me atë vajzë. Ajo nuk është vajzë, është grua, ka qënë e dashura ime. Po ta them, që të mos zhgënjehesh natën e martesës. Kaq kisha unë. Ti bëj si të duash, është puna e jote“, i tha ai dhe ia mbathi me vrap.
Dhendërri mbeti i shokuar.
„Faleminderit!“ i tha ai, me zerin e një të vdekuri. Dhendërri, komplet i traumatizuar, shkoi tek vajza dhe i tha: „Nga sot, dhe për gjithë jetën, mbaruan mardhënjet tona. Martohu me cilin të dush!“
Vajza, e larë në lot, i tha: „Për shpirtin e nënës tënde, më thuaj arsyen, që ti po më braktisë mua!“
„Përse duhet të ta them? Ti e din vetë kush je“, kaq i tha djali.
Që nga ai moment, vajza u semur rëndë nga zemera, dhe pas pak kohe, vdiq.
Shpifësin nuk po e linte të qetë ndergjegjeja. Një ditë shkoi në kishë që të rrefehej për krimin që kishte bërë.
Frati i tha, të shkonte tri net tek varri i vajzës dhe të lutej. Ai shkoi tek varri.Natën e parë dhe të dytë, nuk ndodhi asgjë.
Natën e tretë, pa një hije, që po i afrohej, me një shtambë me ujë në dorë.
„Merre këtë shtambën me ujë!“ e urdhëroi ajo.
Shpifësi e mori shtambën.
„Tani derdhe ujin mbi varr!“ i tha hija.
Ashtu bëri ai.
„Tani mblidhe ujin, fute në shtambë dhe m’a jep mua!“, e urdhëroi ajo.
Shpifësi mbeti i hutuar. „Punë që nuk bëhet, uji u zhduk në varrin e saj“, i tha ai.
„Aha! Ashtu si ky uji që nuk mblidhet më në shtambë, edhe jeta e tjetrit nuk rikthehet më, nëse një gjuhë e helmuar, si ajo e jotja, e ka vrarë atë. Mos u lut kot! Tani ti do të marrësh denimin që meriton, atë të shpifësit. Ti do të verbohesh, se nuk e duron dot shkelqimin e tjetrit. Ti do të shurdhohesh, se nuk e dëgjon dot lumturinë e tjetrit. Ti do të mbetessh pa gjuhë, se vret jetën e tjetrit.
Hija u zhduk, dhe shipfësi, në natën e zezë, mbeti si një kërcu i zi, mbi varrin e viktimës së vet. Aty ngordhi.
Përktheu Lekë Imeraj – shkrimtar dhe përkthyes