MULLIRI I HAJDAR AGËS DHE MEDIAT TELEVIZIVE
Gati çdo natë më kujtohet ai mulli i Hajdar Agës , si objekt, por edhe si shprehje. Si objekt ishte ndërtuar në Lumin e Gomsiqës, pak pa ra në Vaun e Dejës ( tani i mbuluar nga liqeni i Hc) . Punonte 24 su 24 orë dhe njerëzia bluante misër e grurë pa pushim. Një zhurmë monotone dhe një rrotullim po monoton çdo natë, çdo ditë e çdo orë, sa shpesh nga monotonia, njerëzit i zinte gjumi, por guri vazhdonte të rrotullohej me të njejtën mënyrë edhe pse misri kishte mbaruare e kthyer në miell.
Ishte përhapë si shprehje në gjithë malësinë, por edhe në qytet të Shkodrës si : ” Bluajnë si Mullini i Hajdar Agës, grijnë si Mullini i Hajdar Agës, na e mërzitën…. si Mullini…etj”. Dmth se dëgjon çdo ditë, natë e orë po të njejtën melodi. Ky “Mulli Shekullor” po më kthehet në kujtesë sot në kohët “moderne”, kur çdo natë, bile krejt natën, edhe kur nuk na zë gjumi , dëgjoj të njejtat fjalë, të njejtit njerëz, të njejtit mediatorë, të njejten melodi, që sillën në ngushticat e të njejtit mulli, sa mundohem të gjej ngushëllim te ndonjë kanal tjetër, ku përseri më shfaqet po mullini. Rrofsh o Mulli i Hajdarit që vozite nëpër shekuj e na gjete përseri në të njejtën pikë, ku na kishe lanë e harruar shekuj më parë !! Zhuu, zhuu, zhuu, zhuu !!!
n.selimi 2020.
P. S.
Shoku im i klasës i viteve 60′ profesor Idriz Ahmetaj ka shtuar për këtë shkrim:
“Kundraxhia n’majet bizit
Po përdredh fillin e spagës
Po punon sahati inglizit,
Si Mullini i Hajdar Agës” – Vargje të shakaxhiut të Shkodrës Kolë Tivari