SHTYPSHKRONJA ” ZOJA E PAPËRLYME” NË SHKODËR (1870 – 1945)
Të habitë fakti , që themelimi i “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronjave Shqip” në Stamboll në tetor të vitit 1879 gjëndet pothuaj në të gjitha botimet historike shqiptare dhe më andej, , por nga ana tjetër në të njëjten kohë zotëron heshtje në lidhje me kontributin e elementit katolik . Vërejmë se shtypshkronja e Stambollit nuk arriti objektivin kryesor për botime, pasi nga 28 anëtar u reduktua vetëm në 8 të tillë. Ajo përmendet kryesisht për literaturë historike, pasi kryetar i saj ishte Sami Frasheri. Edhe Shoqëria e Bukureshtit e çoi numrin e botimeve nga 1881 deri më 1904 në vetëm 23 copë. Kundër ndodhi me Shtypshkronjën “Zoja e Papërlyer” në Shkodër (1870 – 1945) , ku u botuan mbi 150 publikime dhe vërehet se përqindja më e madhe ishin literaturë për lexime të përgjithshme të popullit , ndër to edhe libra shkollor . Kujtojmë se Ndre Mjeda veprat kryesore i ka publikuar pikërisht në këtë shtypshkronjë, veç disave në Romë e Vjenë. Kjo shtëpi botuese ishte shumë moderne për kohën, sa kur u sekuestrua nga komunistët më 1945, për shumë kohë funksionoi si baza kryesore e shtypjes së materialeve të kohës. Ky libër është përgatitur nga Dr. Markus W.E. Peters, doktor i filozofisë si degë kryesore si dhe albanolog dhe historian, si degë dytësore. Ka studiuar edhe në Tiranë për gjuhë shqipe . Është meshtar, prift katolik dhe shërben në Arqipeshkvinë e Vaduz në Liechtenstein. Libri ka rreth 750 faqe dhe i paisur me tregues.
Përgatiti N.Selimi, 2020.