Janë ma shumë se gjashtqindvjet,
Pat lindë Shqipja princin e vet,
Për shqiptarët i dyti Zot,
Ky ish Gjergji Kastriot.
Legjendarët si Ky kurrë s’vdesin,
Gjall me kombin gjithmon ecin.
Ref…
Jo, jo vdekje s’ka,
Qëndron nalt Ai mbi kala,
N’dorë mban shpatën e lirisë,
Si kryetrim i shqiptarisë.
Pëng e muer t’vogël Sulltani,
Gjeneral për luftë e bani,
Por ai harroi se gjenerali,
Gjak e zemër i kish shqiptari,
Gjergji i ditë u kthye n’atdhe,
N’truall të arbrit ku pat le.
Ref….
Në krye t’shqiptarve si rrufeja,
Nisi luftën u hodh n’beteja,
Mprehu shpatën e jataganat,
Preu ushtrin e theu sulltanat,
N’kala t’Krujës në mes Shqiprisë,
Ngulë flamurin e lirisë,
Gjysma e Europës e Ballkani,
U bashkuen rreth ktij vigani,
Gjergjin zgjedhin si kryeluftëtar,
Me i mundë turqit sundimtar.
Këtë burr shteti e trim ante
Bota e thirri Skenderbe.