19.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

NEBI DRAGOTI

 

NEBI DRAGOTI

TRI FABULA,NJË SATIRË

LEKSION BILBILI

-Mos ma kurse kurrë kritikën!

– thoshte bilbili në degë thane…

– Besa ç’e bastardova sot muzikën,

Se zhurmë përhapa këasaj ane.

 

Ti sot pa frikë më bëj kritikë,

se këndova  pa shije , pa art,

se kam qënë ca  keq me grip;

u shurdhova në vend t’u kënaq.in

 

Vlerësimi bëhet për art të vërtetë,

jo, se më ke mik më ngre në qiell;

Kështu kritika del pa objektivitet

Si i thonë: “Dil e ngrohu në diell”.

 

PRITJA E CJAPIT

Prit cjapi për tagji,

-Tagjia s’është bërë,

-e mbante i zoti me shpresë

me sot, me nesër.

 

Cjapit u rrit mjekrra

mbi një pëllëmbë:

-Zotëri, eja më qeth,

çorap të ngrohtë bën me lesh,

sa të bëhet tërshëra,

se më rritet leshi prapë,

se cjapi si “ta kasapi”

pret,or pret.

 

VLERËSIM

Nuk të kemi thënë:

-Mos u bëj poet,

askush këtë s’ta thotë,

-kritikja e pyllit fliste me një shpend,

-por akordo zërin

zë mjeshtri të kesh,

Se me këtë që ke,

dushk për gogla je.

 

ESENCË MIRËKUPTIMI

Kuptoje këtë esencë sentencë!

Po ta njihje me rrënjë e me degë,

s’do t’i shpreheshe kështu

me përgjigje huq, pa vlerë…

 

Kjo vlen për mësim:

duhet maturi,

fisnikëri,

burrëri

në komunikim…

 

HAIQE PRUSH

1-

Prush në karrike

ty që s’je për karrike.

Këmbë e kokë desha të digjesh!

2-

Se… justifikim ka në buzë:

“Poezi bën miza, mushkonja

e jo poezi mos të bëj unë!?”

3-

Djall poeti gjuhën djallos,

se mirë gjuhën nuk e di.

Me bisht rregullat turbullon.

4-

Sorra mburrej për poete:

“Krrakarrak, krrakarrak,

me këtë avaz bëj art.”

5-

Mburrej:” Muzikë e bëj vargun!

Por…s’ njihte notat muzikore.

Imitonte bretkosat në moçal.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.