8.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Mars 2026

Nehat Jahiu

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

INTELEKTUALI I VËRTETË DHE INTELEKTUALI…

Në të shumtën e rasteve flasim për intelektualen apo intelektualin e sotëm. A thua vallë si e kuptojmë ne sot emrin imelektuale apo intelektual?!… E kuptojmë dhe e pagëzojmë një individ ose gurp individësh të cilët kanë kryer një fakultet, një magjistraturë ose doktoraturë dhe të gjithë këta duhet të i quajmë intelektualë.Sipas meje një gjë e këtillë është gabim i madh, sepse të gjithë që posedojnë diplomat e larpërmendura janë intelektualë që unë me një gjë të këtillë nuk jam pajtuar asnjëherë, nuk pajtohem sot dhe as nesër.

Të jesh intelektual i vërtetëtë duhesh të posedosh shumë vyertyte. Të jesh i paisur me shumë dituri dhe të kesh shkruar vepra që ato vepra të i shfrytzojnë gjeneratat e reja brez pas brezi. Intelektuali duhet të dallohet në veshje dhe në pedanterinë e tij. Të ketë sjellje aq të mira dhe ate si në familje, lagjeje, fshat apo qytet ku jeton. Intelektuali në çdo vend duhet të jetë i veçuar. Intelektual nuk mund të e quash një njeri me sjellje arogante para nxënësve, studentave ose ndonjë vend ku jeton dhe punon. Intelektual nuk mund të quhet ai që nuk ka ndërgjegje, moral të pastër etj. Po si të quhet intelektual i vërtetë ai i cili është i koruptuar nga çdokush, por ke edhe prej tyre që e quajnë intelektual dhe kërkojnë nga njerëzit mito për të ua kryer një punë.

A thua vallë është intelektual ai i cili kërkon para për të e punësuar dikë që donë të e sigurojë një kafshatë buke për vete dhe për familjen e tij. A thua mund të quhet intelektuale apo intelektual ai i cili kërkon mito nga studentët e tij për të marr në indeks një notë pozitive!?… A thu vallë mund të e quajmë intelektual dikë që tërë kohën e kalonë nëpër kafeane të tymosura dhe luan xhokera dhe!?… A thua duhet të e quajmë intelektual ate i cili për çdo ditë rrin në kazino?!… A thua duhet të e quajmë intelektual ate që pas vete nuk lenë të shkruara dy fjali e mos të flasim për ndonjë vepër të shkruar?!…

A thua mund të e quajmë inetlektuale apo intelektual që posedonë një titull profesori, magjistri apo doktor shkence dhe nuk posedon njohuri as sa njl person me nëntëvjeçare të kryer!?… A thua vallë duhe të e quajmë intelektual ate që nuk posedonë asnjë vlerë të një intelektuali të vërtetë!?… A thua duhet të e quajmë intelektual ate që nuk ka një bibliotekë me libra në shtëpi?!… A thua duhet të e quajmë intelektual ate që nuk lexon revista , gazeta libra!?…

Ka edhe shumë e shumëçka tjetër për të thënë se jam ose është intelektual i vërtetë. E tani ju të nderara lexuese dhe dhe lexuesë gjykoni këtë shkrimin timin. Edhe nëse aspak nuk e pëlqeni mua nuk do të më mbetet aspak hatri, por unë një gjë e di se kam të drejtë të e shprehi mendimin tim, por edhe çdokush tjetër ka të drejtë të e kundërshtoj dhe mos të pajtohet më mendimin tim. Respekt!

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.