KU PO SHKOJMEË…
…e ku po e lëmë fushën e malin,
dashurinë e mallin,
e ku, e ku jemi nisë, ku po shkojmë?
Qysh mund të rrojmë?!
…e ku po e lemë nënëloken
dhe tokën,
e ku,ku jemi nisë, ku po shkojmë
A mund të rrojmë?
A mund te durojme?!
Me vete po marrim
veç mallin
dhe emrin tonë e shtrengojme fort
te mos na e prishin, te mos na e marrin…
atje ku shkojmë.