KUR FLASIN PËR PATRIOTIZËM…
Kur i dëgjoj sot disa që flasin për patriotizëm që gjatë tërë jetës së tyre kurr nuk kanë bërë një vepër për komb apo për atdhe. Më vjën të vjelli dhe të i nxjerri zortë jashtë barkut kur e dëgjoj një vjedhës të pulave që tërë natën vidhte nëpër kotecet e fshatit dhe sot më tregon patriotizim si të e duroj vallë e mos të reagosh. Kur dëgjoj sot ata që rrahin gjoks për patriotizim e kur ishte koha për të treguar patriotizëm dhe për të i fal kombit gjakun dhe jetën disa ishin fshehur diku në podrumë dhe nuk mund të i gjente askush këto “ patriota”. Sa më vjenë siklet kur i dëgjoj edhe juve , o ca analfabeta që kurr gjatë jetës tuaj nuk ditët të e formulonit një fjali.
Nuk paska më keq kur në këtë jetë vjedhësi i pulave, analfabeti me të tëra të këqiat që ka lënë pas vete në biografinë e tij shanë atdhetarët e vërtetë të cilët kanë bagazh të madh patriotik që e kanë bërë gjatë jetës së tyre qoftë me pushkë apo me penë. Eh, sa qenka interesant kurr Lalushi dhe askushi që nuk dinë të shkruaj emrin e vet dhe ai hajni vjethësi i vezëve, pulave nëpër kotece të fshatit shet patriotizëm ndaj atyre që kanë vepra patriotike.
Të gjitha këto që thuan nga ata që gjatës jetës së tyre nuk kanë bërë asnjë vepër më të vogël për komb, fe e atdhe dhe duan të shesin sot dardha nuk ka më turp, por të tillët nuk kanë turp, sepse ata gjithnjë duan të i mbulojnë me shitjen e dardhave të kalbura të i fshehin pisllëqet e tyre. Unë kurr nuk kam dëgjuar dhe lexuar gjatë jetës sime askund në botë njeriu që nuk ka bë vepra të futet në histori, por e gjithë kjo bëhet nga ata të cilët nuk kanë bërë kurr asgjë për vendin dhe kombin e tyre. Ata flasin ose shkruajnë ndonjëherë ndonjë fjali me këmbët e pulës, por kurr nuk janë dhe nuk do të jenë të gatshëm të ballafaqohen me atdhetarët e vërtetë, sepse argumente do të i gjunjëzojnë. E unë në fund të këtij shkrimi të shkurtur do të ju kisha thënë të tillëve dhe do i sugjeroja se më duket se ju ka ardhur fundi disave që të ju drejtohet gishti nga ata. Të ju thuhet emri dhe mbiemri. Do ju kërkohen të i argumentojnë veprat e tyre që kanë bërë për komb, fe, atdhe dhe…
“””””””””””””””””
PËRSHËNDETJE!…
Të përshëndes ty mike laraskë
që këndon hipur mbi glacë,
të fala të bëjë edhe ti miku hut
e të them më ngadal e mos u ngut.
Eh, more hut e ti, moj laraskë
kënga nuk këndohet mbi glacë,
ate e këndonojnë bilbilat në pranverë
kur fushat e malet mbushen me erë.
Të fala ju bëjë se ju” dua” shumë
ndaleni këngëne mos bëni zhurmë,
kënga nuk është për huta e laraska
të këndohet mbi çati e mbi glaca.
Ate e këndojnë bilbilat në pranverë
pranë kroit ku lulet lëshojnë erë,
historinë e shkruajnë pakngapak
ata që derdhën fushave e maleve gjak.
Eh, more hut, e ti moj laraskë
historia nuk shkruhet me glacë,
jo, jo nuk shkruhet me reçeta
e as me referate e me tungjatjeta.
Më ngadal, moj laraskë e mos bluaj
historia nuk shkruhet me gjakun e huaj,
edhe ti more hut ndalu pak,
se nuk ke derdhë asnjë pikë gjak.
Ikni sa më larg ju huta e ju laraska
se historia nuk shkruhet mbi glaca,
ate e shkruajnë ata që kanë derdhë gjak
e jo ju që këndoni sot mbi referat.