12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Nexh Basha

KAVAJA URRAGANI I DEMOKRACISË…Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Si një lum që del nga shtrati,
Vërshon populli në Kavajë,
Prin urraganin një bash djali,
Emrin Rexhep Rrugeja, ja thonë.
Si një cunam u tërbua mileti,
Gjumi trazuar, gjumi trazuar,
Si qeni dikur njerëzit për rrotullon e lëmshin ikninn,
Gjumi trazuar, gjumi trazuar.
S’durojnë pranga as demon.
Sheshi kudo gjëmonte si batarre,
Të parët për lirinë kavajsit u rebeluan,
“Shqipërinë e duam, si gjithë Evropa.
U derdh gjak për fjalën e lirë,
Rrugicë, n’rrugicë ziente kazani,
Njerëzit frymë u përleshën me policinë,
Pluralizëm e liri kërkonin.
N’Kavajë lindi shkëndija e parë,
Urragani vërshoi, si vullkan,
S’durojmë robëri me simbole kulti
Duam të jetojmë në liri përgjithmonë.
Unë jam zëri i parë n’Kavajë,
Dy gishta ngrita pa m’lëviz qerpiku,
Thotë Rrugeja: “urragani nisi në Kavajë”,
Me 25 mars të 90’tës beteja nisi.
Loti i tij si litarët e shiut,
Ditë për ditë plagë i shtojnë,
I dhëmbi shpirti kur u hoq busti,
S’janë dy gishta, po janë simbol.
Demokracia n’Kavajë udhë mori,
Fjalën e lirë n’qeli “puthën”,
Ene në 90’tën, kur urraganin se ndalte askush,
Demonët s’haruan zakonin e vjetër.
Jam poet, po s’kam ofiqe,
Penën në bojë do ngjyjë për ditë,
Fjalë pa fund do shkruaj,
Haka i takon të zotit, jo të ik për lumë.
Nexhbedin Basha
12 dhjetor 2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.