Nje kujtim i paharruar…
Ti je endrra ime
Diku ne nje skute te fshehur
Mbetur ne heshtje
Rri tulatur,i mekur
Mundohet ne endrrat e bukura
Ngre koken,krenohet
Jam une te shoh me syte .e mi.
Te heshtur,gazmore
Si dikur me perqafime te embla,te zjarrta
Nuk largohesh dot
Larg nga ti
Ti ishe ti
Gjysma e zemres time
Me gjysmen time bejme nje te , pandare !
E di?
Te bashkuar deri ne perjetesi!
Jane shume vite
Jane shume vertet
Do te habiteshe ti
Une qesh me veten time
Bej cudi
Jam e lumtur
Kete ti e di
Qeshim te dy,te shikoj ne sy
Te perqafoj plot embelsi! Pyes veten dhe ty me habi:
Valle kjo eshte dashuri!!???
Dhe vjen nje dite….
Nje dite gri,e zymte , qielli me re ,vrapojne te hutuara ,
Ndjekin njera tjetren pakuptuar ku shkojne
I ndjek dhe une me shikimin humbur
Ne mendimet e mija te zymta.
Ndjej nje mall tek shikoj
Silueten tende largohet ngadale diku e humbet
Ne humbetiren e mendimeve te mija.
Dashuria si nje lule e fishkur,zbehet,
E une e hedh larg
Per te mos u kthyer me.
Dita dhe nata veshtrojne brenda meje
Kujtimet jane mbyllur diku
Dy lot shkasin nga zemra ime
Me thote,
Jeta i ka keto!
Veshtrimin hedh larg e menduar
Deti pafund eshte aty
Do nis udhetimin
Qe dua
Jeta vazhdon eh, edhe pa…. ty.
“”””””””””””””””””””””
Rri e qetë, ti s’më njohe mua,
As unë s’të njoha asnjëherë.
Në këtë botë, je thjesht grua,
Unë, burrë si mijëra të tjerë.
Në të flet ty një yll pa dashje,
E ti thua një emër nëpër natë.
Rri e qetë, rri pra se më plase,
Është nata që fletë përçartë.
Në të duket, kur puth një tjetër,
Se ngjizen me të, buzë të ftohta.
Rri e qetë, ikja është e vjetër,
E vjetër është vdekja, sa bota.
Në druhesh se kush vjen më pas,
Gjen grimca aty, si mbetje zjarri.
Rri e qetë, burrat janë tuhafë,
Ndërsa thonë, për ty jam i pari.
Në trembesh nën lutje e klithma,
Se pa faj të tradhton ty qerpiku.
Rri e qetë, gratë dinake të gjitha,
E mbulojnë me dhè atë që iku.
Në të ndjej ty ende nën lëkurë,
A ti më ndjen se frymoj brenda.
Rri e qetë, s’të kam takuar kurrë,
Dreqi ta hajë, shohim dhe ëndrra.