13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Nezi Plaku-Velaj

Melodia e shpirtit…
Eh, se ç’më mungon qetësia në këtë aureolë pritjesh të stërgjatura!
Korriku si buqet lulesh dhuratë, të shtrenjtën time, si mozaik qiellor më solli,
E shtrëngova fort në gji, e përkëdhela, në kraharor ja mbështeta kokën,
E sodita në freskun e mëngjesit, i mora erë, e përqafova, por…, prap nuk u ngopa.
Shikime të arta më falte ajo çdo moment, me buzëqeshje diellore,
Si alfabet i pa lexuar deshifrimesh rrihte zemra e saj, brënda heshtjes time,
Në pjalmin e shpirtit prindëror, si mbi petale trëndafilash, e lash të lodronte,
Mes përqafimesh të përmallshme, në hapësira avujsh të nxehta,
Në fluturimin me avion kur iku.., me sytë plot shkëlqim, më përshëndeti.
Unë i njoh ngjyrat e ylberit të dashurisë së një vajze, me zëmër të përmallur,
Në melankoli mallëngjimi, në bisedë me hënën, prisja avjonin të kalonte,
Rritjet e rrahjeve të zemrës, psherëtimat, lëngonin mes pritjesh të gjata,
Akorduar në mol, ndën atë nënqiell mohimesh,
e ngula sperancën.Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe teksti
Dashuria e fëmijve është pasuri shpirtërore, që e ka bekuar Zoti,
Çdo fjalë dhe buzëqeshje që trasmetojnë, e ka fuqinë magjike të shpirtit,
Në dritën e lotit përmes qerpikut, e pashë një trëndafil të sapo çelur,
Ah sikur një copë qielli, të hapi semaforin me dritën jeshile,
dhe unë të vrapoj mbas saj, ti ndodhem pranë, me krah Ëngjëlli.
Syri është ngurosur në magjinë e momenteve pritjesh drithëruese,
aty ku rrjedh mjalti dhe qumështi i mëmësisë, në gjirin tim, dua t’ja mbështes kokën,
Ti puth syrin, ti ledhatoj flokun, ti numëroj rrahjet e zëmrës, me dorën e nënës,
Nën qiellin plot yje, bashkë me hënën, me avujt e shpirtit,
me përulësi ti lutemi Zotit!
Eh…, si mund të rri zemtra e një nëne e qetë, në këtë ditë, larg vajzës së saja?
Në këtë det të trazuar, kërkoj një copëz liman të qetësoj pakëz shpirtin,
Me zëmër në dorë i drejtohem Zotit të të mbaj shtrënguar, në dorën e tija,
të na japë edhe neve pak kurajo,
Të lartësojë jetën tënde o bija ime, ta shijosh sa më gjatë magjinë e kësaj bote,
Që si dhuratë vetë Zoti si kurorë lavdie, ty ta ka falur!
Nezi Plaku Velaj
Tiranë 26. 08. 2022
Ledushja e mamit!
Për ty data 4 gusht është një datë shumë e rëndësishme. Kemi kohë që e presim si datën e shpëtimit tënd nga kjo sëmundje që duhet hequr.
Ti je një vajzë kurajoze. Nga kurajua jote marrin edhe neve forca dhe kurajo. Ti na bën optimist me optimizmin tënd.
Me ndihmën dhe besimin në një Zot, çdo gjë do të shkojë mirë, më e mira jonë Ledushe.
Neve edhe pse me trup larg, jemi afër teje me gjithë qënjen tonë, me zemër e me shpirt.
Ti je aty në mes mjekësh më të mirë, që do kujdesen për ty.
Të urojmë suksese zemra jonë, në këtë betejë, që patjetër e ke të fituar, mami, babi, motrat, dajkua, tezet nipat e mbesat dhe të gjithë miqtë e të afërmit tanë !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.