7.5 C
Tiranë
E premte, 14 Nëntor 2025

Nga: Agron PREBIBAJ

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

BASHA, NË DIMRIN E VETMISË SË MADHE
Amerika nuk prodhon anti-Amerikanizem!
BASHA,16 VITE DHURATA PA DJERSITJE
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Në këto 30 vite të demokracisë të gjithë politikanët që janë vendosur në krye të pushtetit kanë shumë djerësitur; ka djersitur Berisha 91-92, ka djersitur në 97-ën me 8 vite në opozitë, e rikthim në 2005-ën, ka djersitur Nano me burg e konjuktura të forta brenda partisë së tij, deri sa ka dhënë e marrë pushtet, ka djersitur Meta që në 90-ën për të kapur majat, e deri në politikëberjen me subjekt politik kunder partisë amë PS, ka djersitur edhe Rama nën hijen e Berishes së fortë e luftës së tij deri në manipulimin e blerjen e kongresit socialist.
I vetmi politikan që është ngjitur në maja është Lulzim Basha, i cili as nuk ka frymuar as djerësitur, por të gjitha dhurata nga baba Sali; e nisur në 2005-ën si kryetar i KOP, më pas Minister i infrastukturës, M.i brendeshem, M.i jashtem, më pas kryetar i bashkisë Tiranë, e së fundi dhuratë drejtimin e PD-së.
Lideri historik Berisha pas vendimit të Tij për tërheqje nga drejtimi i PD-së, edhe me të drejtë mbeshteti një frymë të re i cili vinte si eksilent i shkolluar nga përendimi, e përse jo mos ti besohej se do sillte frymen e re përendimore.
Unë mendoj se Berisha këtu nuk është aspak mëkatar, pasi po afronte mentalitet me frymë përendimore në politikë, i cili do piqej e maturohej në sfidat me kundershtarin politik, për t’u përgatitur për suksesin e fitorës në betjën politike.
Por në fakt me Lul Bashen ndodhi krejt e kunderta e jashtë parashikimeve, Ai jo vetëm që humbi 4 beteja elektorale, por tjetersoi frymën e lirisë në shtepinë e djathtë, e cila kulmon deri në shitjen e dorzimin tonë përpara vagabontit shqiptar Edi Rama, duke i mundësuar kapjen e gjithçkaje.
Pas çdo deshtimi si i pushtuari e mirëpaguari nga Edi Rama, arrin kulmin, duke perjashtuar babain nga shtëpia në emer të amerikanëve.
Tashmë me të drejtë demokratët dhe shumica qytetare po mbështesin Sali Berishen, duke e menjanuar Lul Bashen, tani edhe vetë Rama është më i kënaqur ta rrëzojë nga pyshteti një burrë shteti, sesa një kalamaniBasha, tashmë edhe vetë Amerika nuk don të prodhojë anti-Amerikanizëm duke mbeshtetur Bashën.
Basha, i shtiruri proAmerikan, nuk kuptoi se Berisha e çdo demokrat ka qënë, është e mbetet proAmerikan, ne jemi proPërendimor, por edhe flasim me guxim kur ndikimet lobuese politike anti-shqiptare gabojnë ndaj nesh!
*Basha, në dimrin e vetmisë së madhe*!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.