13.5 C
Tiranë
E martë, 10 Dhjetor 2024

Nga.Amijete Çollaku!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Virozë dashurie!

Një ditë si dje thanë, u shkëput nga orbita zemër, një molekulë “viroze”
(emri saj dashuri),
që një ditë, shpallet ditë feste
prek të gjithë, kjo lloj “virozë”zemre
kalon nga njeriu në njeri, nga njeriu te kafshët, te natyra, bimësia, gjithësia dhe anasjelltas kthehet tek ty.
asnjë mënyrë mbrojtëse s’vlen,
madje është më lart se çdo shkencë e univers
ajo është ilaçi dhe doktori vetë
të rringjall dhe kur je gati duke vdek.
Një trup-virozë, që shpërbëhet në miliarda atome e molekula dhe galaktikën mbulon
një rreze drite, që me shpejtësi të pa imagjinushme ec dhe kur prizmin e qelqtë ndesh, në miljarda rreze spektrash shumëngjyrëshe shndërohet
gjithësinë magjishëm prek, ngroh e përkëdhel…
në kështjella e mure të hekurta ,
porta të blinduara, largësi, burgje ligje, magjishëm deperton si shigjetë, për të arritur në objektivin zemër.
Vetëm ata, që zemrën mbajnë të mbyllur nuk prek
atyre, që të jetojnë në errësirë u pëlqen
atyre, që drita dhe bukuria e saj i vret
t’ja shijojnë magjinë dashurisë, s’e kanë atë privilegj.
Simtoma; buzëqeshje, harmoni, paqe, dashuri për vete, për gjithësinë
në zemër, ndjen gëzim
në shpirt ndjen ngrohtësi, mirëkuptim, mrekulli…
aq sa xhelozojnë dhe ata, që zemrën mbajnë mbyll dhe duan të preken nga kjo “virozë” ti mbështjell mandelli i dashurisë..
terapia, ndër shekuj e pa zbuluar..
uroj që nga kjo “virozë” dashurie, të gjithë të jemi infektuar
është mrekulli, të duash e të të duan
është mrekulli, të jetosh i dashuruar!
Amijete Çollaku!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.