11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

O qafëleshë të mallkuar, mos e ngacmoni fëmijën, edhe nëse e urreni babanë e saj, Albinin!

 

Lele-bre çfarë plehra kanë “qeverisur” Kosovën në këto 20 vjet!!!

**

Fundërrinat (“politikanët” shqipfolës), thënë më mirë, hajnat, llumi, turmë mileti i të moshuarve (plakash dhe pleqve) agresiv gërgasës e të korruptuar deri në vesh, e ngacmojnë dhe trazojnë një fëmijë të vogël, “faji” i së cilës është një fustan i zakonshëm që prindërit e saj ia kanë blerë me lekët që i kanë fituar me djersë. Nëna e saj ka prejardhjen prej një shteti më të pasur në botë, normalisht se mund t`i blejë milion fustane.

Pyetja është për ju qafëlesh: Përpara 20 vjetësh nuk kishit as brekë dhe pantallonat e rreckosura i shtrëngonit me sixhim. Dhëmbët, krejt copa nga jo-pastërtia sepse as që dinit se ekziston pastë dhëmbësh. E tani zotëroni me milionë euro! Ku i morët paratë? Nga tradhtia, korrupsioni, krimi i organizuar, zaptimi dhe shitja kriminale e pronave shoqërore të Kosovës? Dakord?

Ngacmimi, është veprim që pengon përjetimin e përkatësisë dhe të jenë të rëndësishëm në bashkësi, qoftë në shkollë, në kopsht fëmijësh, në kohën e lirë ose në internet. Të gjithë fëmijët kanë të drejtën e një jete të sigurt të përditshme kur ndjejnë se janë pjesë e një komuniteti dhe nëse një fëmijë ngacmohet – kjo e drejtë shkelet. Shkelësit duhet të dënohen. Ju bëni krim.

A kuptuat o qafëleshë kokëtulë të të dy gjinive?!!!

O shqiptarë, tregojuni hajnave, respektivisht sabotuesve të mirëqenies dhe ardhmërisë së Kosovës se nuk jeni më vetë-shkatërrues.

Vetë-shkatërrimi mund të bëhet një model negativ i jetës që na bën të minojmë nevojat tona për të kënaqur të tjerët. Ju nuk i vendosni kufij vetes, shfrytëzoheni nga hajnat manipulues, ndjeheni të pasigurt dhe luftoni për të bërë zgjedhje.

O shqiptarë, armiku i jashtëm me ndihmën e armikut të brendshëm akoma synon t`ju mashtroj, manipuloj, t`ju konfirmoj duke kërkuar bashkëpunimin e juaj në planet e tyre.

Çdo indiferencë e vetme është fajtore për atë që po ndodh.

Liria është zotërim i sigurt i atyre që kanë guximin ta mbrojnë atë.

PS: Të nderuar bashkëkombës, kundër sabotuesve të Kosovës që i ngacmojnë edhe fëmijët e vegjël të kundërshtarit, duhet të reagojmë si prindër.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.