Nga promovimi i sotëm i librit ; QËNDRESA RUGOVASE DHE SAK FASLIA BAJRAKTARI I RUGOVËS nga Fasli Muriqi
Interpretimi i poezisë sime.

Nga Besarta Shkoza
Përshëndetje të gjithëve ju të pranishëm
Përshëndetje ju shkrimtarë i librit
Kënaqësi të jem pjesë në këtë promovim vlerash historike mbi heronjtë që jetën ia kushtuan Rugovës Atdheut e bashkimit të trojeve kombëtare.
Moj Rogovë, krejtë madhështi
Plot ngazëllim, shkruaj për ty
Shkruaj Rugovës, plot histori
Kujtojmë trimat, që ranë për liri
Prinë Mehmeti, dhe Haxhia
Çela Osoja, e Ker Sadria
Kalamegdanit nuk i lëshuan , teritore
Vendosmëri treguan, luftuan me tabore
N’ at Rugovë në zemër të Malsisë
Dragoj e zana jetuan bashkë
Përballë osmanve, apo Serbisë
Trimat në luftë ,gjithnjë qenë bashkë
Trim me fletë ai, Sak Faslia
Rugova, e pat bajraktarë
Lufta për mbrojtjen, e trojeve etnike
Saku e pat, abetare të parë
Ky flakadan ,i lirisë
Kufirin, me gjakun e Tij e ka larë
Lavdi heronjve, të pavdekshëm
Që dhanë jetën, për ty Rugovë
Luftuan për bashkimin e trojeve
E lirinë tëndë ,o Kosovë
Lavdi Sak Faslisë
Lavdi dëshmorve të Rugoves
Kosovës dhe Kombit
Shumë urime autorit
Udhë të mbarë librit