9.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Shkurt 2026

Nga Besarta Shkoza

BABIT

Ishte kohë vere asokohe
Kur ti babi shtëpisë iu largove
Në migrim larg ti shkove
Për familjen ti shumë sakrifikon.
Larg atje në Stokholem
Punon e jeton me axhi Gustin
Cilivizimin atje e takon
Liritë e barazitë i perjeton.
Malli më ka marr
Të puth e përqafoj
Për ajerin e paster
Të fala të dërgoj.

Ty të paqim mirë

Me jetë e shendet

Të lumtur e të gëzuar

Të paqim përjetë.

“””””””””””””””””””””

GJERGJI FISHTA NDERI YNË

Ishte ditë dimri, dielli ndriçonte hapësirat e gjithçka por ishte pak ftohtë.

Mami më mori me vete atë mëngjes për të shkuar në qytet.

Lezha është qytet i vogël, por është më i bukuri në botë pasi është dhe vendlindja ime.

Shkuam në treg, dyqane, shetitëm dhe për qejfin tonë ngapak.

Në qendër të qytetit pashë që kishte ndryshuar diçka.Nuk e shihja mirë atē objekt tē vendosur ato ditë, por diçka madhështore të ngjante se ishte. U afruam për ta parë dhe të mësonim më shumë për të dhe se kujt i kushtohej.

Ishte vërtetë madhështore siç edhe flitej.

Autoritetet kishin vendosur në kujtim të njeriut të madh të Kombit simbolet që ai i meritonte.

Ne fëmijët emocionohemi shpejt, sepse kur

dikush na flet për figurat e mëdha të Kombit bëhemi të padurueshëm sepse i duam sa më shpejt fjalët, të ngjall kureshtje se kush është, nga është, ç ka punuar ai, pse ai ka gjithë këtë lavdi dhe pas një shekulli pothuajse.

Bashkë- moshatarët e mi,Kush mund të jetë tjetër pos i Madhi Gjergj Fishta,Për kë mund të krenohemi kaq shumë pos Skenderbeut pra heroit tonë kombëtarë. Gjergj Fishta është biri i kësaj toke, dhe lezhjanët e shqiptarët bëhen krenarë për të dhe veprimtarinë që ai ka patur në kohën e tij e në kushtet më të vështira. Ai ia jep Lezhes krenarinë e jashtëzakonshme sepse si një prift që qe i sherbei kombit duke u kthyer në ambasador paqeje, punoi për alfabetin e gjuhës shqipe, u bë deputet përfaqësoi popullin.Prandaj ne fëmijët duhet të lexojmë më shumë për këtë figurë të Lezhës e Shqipërisë që burrë si ai s mund të ketë.

Ndaj është fat që e patëm, dhe njerëz të tillë i duhet vendit tonë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.