20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Nga Godo Mehmetaj

MOS MA MERR DHE LUMIN

Mos ma fik zjarrin
mos ma ndrysho tymin
të gjitha mi more
mos ma merr dhe lumin
Këtë ujë kemi
me të lagim buzën
e kemi për vete
për djalin për cupën
Jemi fshatra shumë
e ndajmë derë e mik
vetë e racjonojmë
pikë e nga jnë pikë
Ndaj o kavaljer
që shalove kalon
e kemi për vete
nuk ja japin djallit
Na lini të jetojmë
si na ka zënë halli
këtej kemi rrënjët
në këto rrëza mali

MOJ THËLlËZ DO TË NDJEK MBAS

Bëra përpjetë meras
moj thëllëzë do të ndjek mbas
kalova ditën maraz
nuk më bën dora të vras
Po të zura dotë në dorë
lulet do ti gjëj kuror
gushë bardhë larë në borë
pëndë argjëndë meteor
Gërxheve malit u ngjita
u lodha sa ngysi dita
edhe gurëve vura prita
kot u lodha u lajthita
Gjithandej brodha me këmbë
o të kap o do pëllcas
po re në pritat që ngrita
do këndosh vec në kafaz
Nga Godo Mehmetaj

KTHEM IDENTITETIN

Na hoqët buzqeshjen
na i pret këngën
tridhjet e pes vite
na i vrat ëndërrat
Na ktheni idenditetin
që na keni marrë
o ju të pushtetit
se jemi Shqiptar
Ju që na përzut
nga vatrat ku lindëm
na i vrat gjuhën
na i shtuat dhimbjet
Ju o të pa’ shpirt
që shitët dhe nderin
cdo gjë shkaterruat
të mbanit pushtetin
Ju vodhët thesarët
na shitët edhe armët
kur të vijë armiku
do na mbrojnë hallatet
Nga Godo Mehmetaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.