11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Nga.Kujtim Hajdari

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
MË SHKRUAJ NJË POEZI
“Më shkruaj një poezi” vjen si tingëllimë,
Si një këngë zogjsh në qiellin e pastër, blu,
Si nga pyjet e pranverës një fëshfërimë,
Si gurgullimë ujërash që rrjedhin diku.
Cili poet s’do të jepej në lirinë tënde,
Në magjinë që natyra të ka veshur,
Cili s’do thurte një varg a një tingull kënge,
Për një zanë që fati rrallë të ka ndeshur?
Do kërkoj t’i jap syrit tënd dritë agimesh,
Hapit tënd – përkëdhelje flladesh të artë,
Por e di, në galaksi pafund mendimesh,
Para kurmit tënd, do filloj të flas përçart.
S’do të krahasoj as me bukuritë në vjeshtë,
As me aromat që u jep luleve pranvera,
Kur vjen si ëndërr aq bukur, aq thjeshtë,
Sikur zbret nga qielli planeti Venera.*
O Zoti im, përgjegjësi të madhe do kem,
Sado vargjet për ty t’i kërkoj me qiri,
Se jam i sigurt që më në fund do të them,
Më bukur nga t’gjitha poezitë je vet ti.
Shenim:
*Venera ose Venus – planeti i dytë pas
Diellit me një shkëlqim të veçantë
Kujtim Hajdari
………………………….
NUK DI KY DIMËR
Nuk di ky dimër papritur erdhi,
Pa rreze dielli, me valle resh,
Borë të bardhë me dhimbje derdhi,
E pak trishtim e mall mes nesh.
Në qiell luan një pulëbardhë,
Të përshëndet me kënaqësi,
Kur të sheh duke ardhë,
Me pak tinguj dhe pak zili.
Kur të sheh me fustan bore,
Kur ti shkel lehtë si në ëndërr,
Të vjen pranë – të merr për dore,
Sikur e di si t’mbaj në zemër.
Nuk di ky dimër pa lajmëruar,
Kërkon më kot midis nesh,
Si dimra shumë që kanë kaluar,
Diçka të ftoh, diçka të tres.
Kujtim Hajdari
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.