30.5 C
Tiranë
E dielë, 13 Korrik 2025

Nga: MURAT E KATERINA GECAJ

 URIM ZEMRE, NË 60-VJËTORIN E DHËNDËRRIT TONË,

              SHPËTIM AGOLLI!

Pikërisht sot, me rastin  e një ngjarjeje të shënuar të jetës, 60-vjetorin e ditëlindjes, ti, i dashur dhëndërr i yni, Shpëtim, organizon një darkë të thjeshtë familjare…

Fati e solli që, vite më parë, ti e lidhe jetën bashskëshortore me vajzën tonë të vetme, Mirelën, e cila ka vëllezër Arianin e Altinin, qysh më 6 mars 1991, në emigracion dhe tani me jetë familjare, në Itali e Francë.

Megjithëse ju, me origjinë nga Lozhani i Korçës dhe ne, nga Malësia e Gjakovës (Tropoja), gjetëm kurdoherë miqësi e mirëkuptim të ndërsjelltë, si me prindërit e paharruar, Mehmet e Gjyze dhe vëllezërit e motrat e respektuara: Frederik, Veli, Fadil e Mondi dhe Lida e Jeta, me familjet e tyre.

Ju lindët dhe rritët, me plot kujdes e përkushim, djalin Deivis, tani me banim familjar në Gjermani e që kanë vogëlushin mbi 2-vjeçar, me emrin domethënës, Arbër; por, gjithashtu, lindët vajzën Dorela, e cilat vazhdon vitin e dytë, në një Gjimnaz të kryeqytetit tonë.

Gjatë kësaj periudhe shumëvjeçare, duke përballuar me sukses edhe sfidat e ndryshme të jetës, ti dhe vajza jonë, keni kaluar dhe vazhdoni ta kaloni një jetë të gëzuar, të lumtur e të thjeshtë bashkëshortore e familjare, gjithnjë në miqësi, respekt, harmoni e mirëkuptim të plotë.

Ne, besojmë e shpresojmë, që edhe pasardhësit tuaj, do ta ndjekin me vendosmëri udhën e shembullit tuaj të mirë.

Pa u zgjatur, në mbyllje të këtyre pak radhëve modeste, ne të urojmë nga thellësia e zemrës:

Shëndet e mbarësi, begati e mirësi, përherë me gëzime e lumturi të pafundme, vetjake e familjare!

Urojmë që, të gjithë së bashku, ta kaloni sa më bukur këtë darkë familjare dhe sa më shumë paçi të tilla edhe në vite e vite të tëra, në të ardhmen!

Përqafime, dashuri e respekt, për ty, i dashur Shpëtim dhe për ju, të gjithë!

Nga: MURAT E KATERINA GECAJ

Tiranë, 2 shkurt 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.