28.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Nga poetia:Antigona S Deskaj

SOT NDRYSHE JAM
Sot festojmë
Por ndryshe jam
Kjo festë disi e zbehte
Ty nuk të kam pran
Aromë feste kudo
Kjo mangësi shumë me mundon
Zemra uron për festën e bekuar
E shprirti me loton
Sa shumë mall
Po kemi për ty
Qdo festë e brishtë
Festë me lot në sy
Sot ndryshe jam
Ndryshe festoj
Jeta jote në mergim
Gjithçka në mua ndryshoi
JEMI BASHK
Gjithë sa jemi
Qendrojmë bashk
Jemi plotë
Tridhjetegjashtë
Jemi bashk e jemi një
Alfabeti jemi ne
Fjalët me të ëmbla
Me ne i thoni
Veq kujdes mos na ngatërroni
Për një gabim qe mund ta beni
Tjetër shprehje do të gjeni
Ndaj na përdorni me kujdes
Mos na preni ne besë
Asnjë nga ne nuk është teper
Secila shkronjë një kryeveper
Qe nga A deri në Zh
Një familje jemi ne
Me ne flisni me ne krijoni
Asnjëherë mos na harroni
Jemi shkronja
Qe na mesoni në abetare
Ska më bukur
Se sa gjuha amëtare!
Flisni bukur
Na shkruani me kujdes
Kur na shqiptoni
Krenohemi për besë!
NDJEJMË MALL
Kjo ditë sot
Mbushur me diell
Na mbush mall
Dimer e bënë ktë pranverë
Kjo ditë sot
Mban aromë feste
E ne ndjejmë mall
Mall sa pesha e një bjeshke
Ky mërgim i largët
Sa na mbush me vrerë
Dimër me acar
Na e bënë këtë pranverë
E sa ndjejmë mall
S’ka si të përshkruhet
Sa qajn zemra e shpirti
Aq sa më fjalë nuk thuhet !
A.D.D.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.